https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Të gjithë duhet të shkojmë në xhenet”, detajet tronditëse nga krimi familjar në Prizren

“Të gjithë duhet të shkojmë në xhenet”, detajet tronditëse nga krimi familjar në Prizren

Shtetasi turk, M.G., i cili dyshohet për vrasjen e vajzës së tij, Sh.G., si dhe për tentimvrasjen e vajzës tjetër, A.G., dhe të bashkëshortes, R.G., sipas dosjes së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, aktet në fjalë i ka kryer me dashje, teksa vajzat e tij ishin ende në gjumë.

Në bazë të dhënave që figurojnë në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, të dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prizrenit nga ana e Departamentit për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ngjarja ka ndodhur më datë 6 maj 2025, rreth orës 05:30 të mëngjesit, në rrugën “Shote Galica” në Prizren, ku i dyshuari, pas faljes së namazit të sabahut, ka hyrë në dhomën ku po flinin vajzat e tij, Sh.G. (14 vjeç e 11 muaj) dhe A.G. (10 vjeç), dhe ka kryer një akt të rëndë dhune me pasoja fatale. Ai dyshohet se ka sulmuar me thikë bajonet vajzën e madhe, Sh.G., duke e goditur disa herë në qafë, si pasojë e së cilës ajo ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
“Më datë 06.05.2025, rreth orës 05:30, pikërisht në rr. ‘Shote Galica’ në Prizren, me dashje privon nga jeta fëmijën, anëtarin e familjes Sh.G., të cilën e ka vajzë dhe jetonin në një shtëpi të përbashkët, duke vënë me dashje në rrezik jetën edhe të personave të tjerë, në atë mënyrë që atë ditë, posa e fal namazin e sabahut, hyn në dhomën ku ishin vajzat e tij, Sh.G. dhe A.G., të cilat ishin ende në gjumë; merr thikën e llojit bajonet me gjatësi tehu rreth 23 cm, me të cilën fillimisht sulmon vajzën e mitur (14 vjeç e 11 muaj), tashmë të ndjerën Sh.G., duke e goditur disa herë në pjesën e qafës (fytit), me ç’rast e njëjta ndërron jetë në vendin e ngjarjes. Me këto veprime ka kryer veprën penale: ‘Vrasje e rëndë’…”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë, raporton Telegrafi.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Tutje, theksohet se pas këtij akti, M.G. dyshohet se ka vazhduar sulmin duke e goditur me të njëjtën thikë vajzën tjetër, A.G., e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore. Më pas, ai ka sulmuar edhe bashkëshorten e tij, R.G., duke e goditur në fytyrë dhe duar.

“Pas vrasjes, tanimë të ndjerës Sh.G., me dashje tenton t’i privojë nga jeta viktimat e njëjshme – të dëmtuarën, fëmijën-vajzën A.G., dhe bashkëshorten R.G., me të cilat jetonte në shtëpi të përbashkët – duke vënë me dashje në rrezik jetën edhe të personave të tjerë, në atë mënyrë që, posa e fal namazin e sabahut, hyn në dhomën ku ishin vajzat e tij, Sh. dhe A.G., e të cilat ishin ende në gjumë; merr thikën e llojit bajonet me gjatësi tehu rreth 23 cm, me të cilën fillimisht e sulmon vajzën e madhe, tashmë të ndjerën Sh.G. (14 vjeç e 11 muaj), duke e goditur disa herë në pjesën e qafës (fytit), me ç’rast e njëjta ndërron jetë në vend; më pas, me të njëjtën thikë e godet në pjesën e qafës të dëmtuarën A.G. (10-vjeçare), të cilës i shkakton lëndime të rënda trupore; dhe më pas, po me të njëjtën thikë, e godet edhe bashkëshorten e tij, R.G., në pjesën e fytyrës dhe të duarve, duke i thënë fjalët: ‘Vajzat tona duhet të vdesin dhe të gjithë duhet të shkojmë në xhenet. Unë do të mbys edhe ty e pastaj edhe veten.’ Me këtë ka kryer veprën penale: ‘Vrasje e rëndë e ngelur në tentativë’…”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë, raporton Telegrafi.

 

Në të njëjtën shkresë përshkruhet se M.G. dyshohet se ka pasur në posedim, në mënyrë të kundërligjshme, armën – thikën bajonet me teh të mprehtë 23 cm – të cilën e ka përdorur për kryerjen e dy veprave penale të sipërpërmendura.

ADVERTISEMENT

“Me këtë ka kryer veprën penale: ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, nga neni 366, paragrafi 1 i KP-së”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Gjykata Themelore në Prizren, të mërkurën, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit M.G., i dyshuar për vrasjen e vajzës së tij, si dhe tentimvrasjen e vajzës tjetër dhe të bashkëshortes.

https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

Në njoftimin e kësaj gjykate thuhet se Departamenti i Krimeve të Rënda, me gjyqtaren e procedurës, Shpresa Emra, ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, për të pandehurin M.G. (shtetas turk), për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: “Vrasja e rëndë”, “Vrasja e rëndë e ngelur në tentativë”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprave penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale brenda ambientit familjar, dhe vendosmërinë e të pandehurit për t’i kryer ato. Në këtë fazë, caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në njoftimin e Gjykatës. /Telegrafi/

Post Views: 91

Poste të ngjashme

Eskalon Faton Peci dhe ofendon rëndë gazetarin Ermal Panduri: E quan qelbësirë e milioner

Eskalon Faton Peci dhe ofendon rëndë gazetarin Ermal Panduri: E quan qelbësirë e milioner

08/05/2025, 21:10

Pas emsionit në Debat Plus ku u publikuan dokumente dhe pretendime për afera dhe hajni ka reaguar Faton Peci. Ministri...

Presidentja Osmani pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë

Osmani uron Papa Leon: “Zëri i tij do të ketë peshë të madhe”

08/05/2025, 19:18

Presidentja Vjosa Osmani, në emër të popullit të Republikës së Kosovës uroi Papa Leon për zgjedhjen e tij sot. Me...

BE-ja kritikon pjesëmarrjen e Vuçiqit në Moskë

BE-ja kritikon pjesëmarrjen e Vuçiqit në Moskë

08/05/2025, 16:48

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shqetësimin e saj për pjesëmarrjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në festimet...

Llapi dhe Ferizaji ndajnë pikët, asnjërës nuk i shkon për shtati ky rezultat

Llapi dhe Ferizaji ndajnë pikët, asnjërës nuk i shkon për shtati ky rezultat

08/05/2025, 16:10

Llapi dhe Ferizaji kanë ndarë pikët, në ndeshjen e javës së 33-të të Superligës. Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Zahir Pajaziti”...

‘Pritni pak’, Alba ka diçka për të thënë

‘Pritni pak’, Alba ka diçka për të thënë

08/05/2025, 16:07

Në postimin e saj më të fundit në Instagram, Alba Vukaj ka ndarë një mesazh të fuqishëm me ndjekësit e...

Lajmi i fundit

Eskalon Faton Peci dhe ofendon rëndë gazetarin Ermal Panduri: E quan qelbësirë e milioner

Eskalon Faton Peci dhe ofendon rëndë gazetarin Ermal Panduri: E quan qelbësirë e milioner

08/05/2025, 21:10
Presidentja Osmani pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë

Osmani uron Papa Leon: “Zëri i tij do të ketë peshë të madhe”

08/05/2025, 19:18
BE-ja kritikon pjesëmarrjen e Vuçiqit në Moskë

BE-ja kritikon pjesëmarrjen e Vuçiqit në Moskë

08/05/2025, 16:48
Llapi dhe Ferizaji ndajnë pikët, asnjërës nuk i shkon për shtati ky rezultat

Llapi dhe Ferizaji ndajnë pikët, asnjërës nuk i shkon për shtati ky rezultat

08/05/2025, 16:10
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv