Ekipi i Policisë së Kosovës në Futsal, ka arritur triumf të madh në turneun “Copa del Mare”.
Aty morën pjesë 21 shtete me 51 ekipe, dhe Policia e Kosovës zuri vendin e parë.
Njoftimi:
Ekipi i futsallit i Policisë së Kosovës, shpallet kampion në turneun ‘Copa Del Mare’ ku morën pjesë 21 shtete me 51 ekipe
Prishtinë, më 9 maj 2025
Ekipi i Policisë së Kosovës në futsall, ka vazhduar traditën duke u shpallur ekipi fitues i turneut ndërkombëtar në futsall “Copa Del Mare Tournament”, të mbajtur në Marathon të Greqisë.
Ishte ky turne ndërkombëtar në futsall, ku pjesëmarrëse ishin 51 ekipe nga 21 shtete. Ekipet e futsallit përfaqësonin agjencitë e sigurisë së shteteve pjesëmarrëse.
Ekipi i Policisë së Kosovës, gjatë tri ditëve të turneut, ka zhvilluar tetë ndeshje dhe që të gjitha i ka fituar.
Ekipi ynë zhvilloi lojë me këto ekipe dhe u arritën këto rezultate:
• Policia e Kosovës – APL 13 (Franca) 3:0
• Policia e Kosovës – Bologna (Itali) 1:0
• Policia e Kosovës – Bogota (Kolumbi) 3:1
• Policia e Kosovës – ACIT (Zvicër) 4:2
• Policia e Kosovës – IPA IAȘI (Rumani) 3:1
• Çerekfinale: Policia e Kosovës – Moldova 0:0 (penallti 7:6)
• Gjysmëfinale: Policia e Kosovës – APL 13 (Franca) 0:0 (penallti 10:9)
• Finalja: Policia e Kosovës – Rumania 3:0.