https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti “lodhet” nga seancat e shpeshta: VV-ja kërkon që deputetët të mblidhen një herë në javë, “opozita” e refuzon

Kurti “lodhet” nga seancat e shpeshta: VV-ja kërkon që deputetët të mblidhen një herë në javë, “opozita” e refuzon
Share on FacebookShare on Twitter

Në përpjekjen e 17-të për konstituimin e Kuvendit, VV-ja ka dalë me një kërkesë të çuditshme. Në emër të partisë së Albin Kurtit, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka propozuar që tentativat për konstituimin e Kuvendit të mbahen vetëm një herë në javë dhe jo çdo 48 orë siç e parasheh Rregullorja e Punës së Kuvendit të Kosovës.

Kjo kërkesë është refuzuar në mënyrë unanime nga partitë tjera shqiptare, duke thënë se nuk është e arsyeshme.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se kërkesa e VV-së është në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit.

Pas ndërprerjes së seancës, ai ka thënë se parti e tij në asnjë mënyrë nuk pranon që të shkelet rregullorja.

“Sot patëm një zhvillim të papranueshëm. E para, deputetët e partisë që doli e para nuk erdhën as me kohë, ishin 45 minuta vonë dhe kur erdhën patën një kërkesë që në mënyrë të organizuar ta shkelim rregulloren Kërkesa e tyre ishte që në kundërshtim me rregulloren, që thotë se duhet të mblidhemi çdo dy ditë derisa të konstituohet Kuvendi, ata kërkuan që të mblidhemi një herë në javë”, ka thënë Krasniqi.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai ka treguar qëllimin e kësaj kërkese.

“Këtu janë dy probleme, është krejtësisht e papranueshme me bë një kërkesë të tillë, për me shkelë rregulloren me vetëdije deputetët. E dyta, kjo tregon se vullneti i tyre nuk është për me bë zgjidhje, por thjesht këto përsëritje mos me u mbajtë çdo dy ditë, por çdo javë”, ka deklaruar ai.

Edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka treguar qëllimin e kërkesës së VV-së që përpjekja për konstituimin e Kuvendit të bëhet vetëm një herë në javë.

Pas ndërprerjes së seancës së sotme, ajo ka thënë se ky është edhe një indikacion shtesë së VV-së nuk është e interesuar për konstatimin e Kuvendit.

“Ne këtë e shohim si indiakacion shtesë së VV-ja nuk është absolutisht e interesuar që ta bëj konstatimin e Kuvendit. Domethënë ata mungesën e institucioneve të Kuvendit dhe Qeverisë e kanë reduktuar në problem të mbledhjes çdo 48 orë të despotëve. Vetëm ky është problemi i tyre”, ka thënë ajo, duke shprehur keqardhje për dështimin e serishëm.

“Normalisht se u refuzuar një kërkesë e tillë, unë bile ju thash që ju brenda 24 orëve mund të propozoni edhe 47 kandidat tjerë për të provuar se kush prej tyre po i merr votat në mënyrë që të kalojmë në fazën tjetër. Është fatkeqësi që për herë të 17 u mblodhëm dhe nuk arritën që të lëvizin as edhe një hap përpara”, ka thëna Bajrami.

Kurse, deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka treguar arsyet e kësaj kërkese.

“Sot siç e patë seanca filloi me një kërkesë për kosultim nga ana e kryesuesit të seancës, që në një dakordim të plotë, nëse ka mes grupeve parlamentare, në një shmangje të rregullores ose procedurës, të dakordohemi që të takohemi më rrallë, për arsye se 48 orëshi që po përsëritet në vazhdimësi nuk po e jep rezultatin, derisa partitë e deritashme të opozitës nuk e kanë asnjë reflektim në përgjegjësinë e tyre për zhbllokimin e punës së Kuvendit. U akuzuam edhe një herë për shkelje, përkundër se ai ishte një propozim me dakordim që nuk u mbështet dhe nuk u realizua, nuk ka asgjë që mund të quhet shkelje, përveç se një përpjekje për të kthyer në një orar tjetër këto takime”, është shprehur ai.

Kërkesa e VV-së është komentuar edhe nga afrim Kasolli.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Ai është tallur me kërkesën e VV-së, duke thënë se partia e Albin Kurtit ka filluar të lodhet nga puna e Kuvendit

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se pse VV-ja e ka bërë këtë kërkesë.

“Kerkesa e re e partise fituese te zgjedhjeve, qe nga cdo 48 ore seancat te mblidhen nje here ne jave, po tregon se tashmë kjo parti ka filluar te lodhet nga puna e madhe ne Kuvend. Prandaj, po kerkon me shume pushim. ????????????????????????. Sidoqoftë, gje e tille mund te merret edhe si deshmi se Levizja Vetëvendosje ka fiilluar ta ndjeje irritimin e qytetarëve per shkak te deshtimit per mos konstituim te Kuvendit”, ka shkruar Kasolli.

Poste të ngjashme

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente

10/06/2026, 16:01

Policia e Kosovës, ka marrë pjesë në një trajnim për ndihmën e parë emergjente, të udhëhequr nga KFOR’i, në Mitrovicën...

Dhurata e veçantë që Dua Lipa mori nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës

Dhurata e veçantë që Dua Lipa mori nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës

10/06/2026, 14:59

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa dhe partneri i saj, Callum Turner, kanë festuar martesën e tyre në një ceremoni...

Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

10/06/2026, 14:27

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka njoftuar se ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në çështjen penale PS.nr.88/2025, që...

Osmani pret që Kurti ta ketë gati draftin për Asociacionin: Serbia t’i hap arkivat për të pagjeturit

Vjosa Osmani kërcënohet me jetë, publikohen mesazhet

10/06/2026, 13:38

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka marrë kërcënime me jetë nga persona që në rrjetet sociale janë paraqitur si mbështetës të Lëvizjes...

Dy ish-deputetë të PDK-së rrezikojnë të mbesin jashtë Kuvendit

Dy ish-deputetë të PDK-së rrezikojnë të mbesin jashtë Kuvendit

10/06/2026, 12:13

Dy nga emrat më të njohur të Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetë të legjislaturës së fundit, Xhavit Haliti dhe...

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente

10/06/2026, 16:01
Dhurata e veçantë që Dua Lipa mori nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës

Dhurata e veçantë që Dua Lipa mori nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës

10/06/2026, 14:59
Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

10/06/2026, 14:27
Osmani pret që Kurti ta ketë gati draftin për Asociacionin: Serbia t’i hap arkivat për të pagjeturit

Vjosa Osmani kërcënohet me jetë, publikohen mesazhet

10/06/2026, 13:38
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv