Së bashku me familjen Kikaj, me bashkëpunëtorë, asambleistë, veprimtarë e anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, bëmë homazhe tek varri i Agim Kikajt.
Tetë vite më parë, LDK-ja, Llapi dhe Kosova humbën jo vetëm një veprimtar, por një politikan të dalluar e të matur dhe një intelektual të mirëfilltë.
Agim Kikaj, shquhej për vizionin e qartë politik, për durimin e madh sikur edhe për vendosmërinë dhe besnikërinë e jashtëzakonshme.
Qoftë si kryetar i Komunës së Podujevës, qoftë si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Agim Kikaj, ishte gjithnjë i përkushtuar dhe me synime të qarta për ta bërë më të mirën të mundshme për vendin dhe për qytetarët.
Ikja e shpejt dhe e hershme e Agim Kikajt, la boshllëk të madh jo vetëm në LDK, jo vetëm në Llap, por në gjithë Kosovën.
Kujtimi e nderimi për Agim Kikajn, do të jetë i përhershëm!