Ju njoftojmë se të martën, më 20.05.2025 në Komunën e Podujevës do të nisë ndërtimi i objekteve banesore për banim të përballueshëm.
Në ceremoninë e vënies së gurthemelit do të marrë pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, Kryetari i Komunës së Podujevës, z.Shpejtim Bulliqi, ministra, deputetë e zyrtarë tjerë nga niveli qendror e lokal.
Ceremonia e gurthemelit do të fillojë në orën 10:00.
Vendi: Ish-Tregu i Gjelbër.
Ju ftojmë që ta përcillni këtë aktivitet!
19.05.2025, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim