https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Pacolli: Vetëvendosje po e trajton Kosovën siç e trajtojnë hijenat viktimën!

Pacolli e fiton gjyqin për shpifje ndaj publicistit, i çon paralajmërim ministrit Peci
ADVERTISEMENT
https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka akuzuar Vetëvendosjen për situatën e krijuar në kuvend. Ish-presidenti ka thënë se partia fituese e zgjedhjeve po e trajton Kosovën siç e trajtojnë hijenat viktimën.
Është për të ardhur keq dhe për t’u turpëruar se si mazhoranca ende nuk po kupton që qytetarët ia kanë dhënë besimin për të qeverisur me përgjegjësi – jo vetëm për të zbatuar politika dhe reforma, por edhe për të zgjidhur me urgjencë problemet institucionale kur ato shfaqen. Moskonstituimi i kuvendit është një krizë serioze kushtetuese dhe institucionale, dhe zgjidhja e saj nuk mund të vonohet më. Ky është një problem që kërkon përgjigje të menjëhershme dhe vendimmarrje të guximshme – e para dhe mbi të gjitha nga mazhoranca.
Mazhoranca nuk mund të fshihet pas alibive politike. Ajo është bartësja e legjitimitetit dhe përgjegjësisë për funksionimin e institucioneve. Opozita, sado e zëshme të jetë, ka një rol dytësor në këtë proces. Nëse kandidatja e propozuar për kryetare kuvendi nuk gëzon konsensus ose krijon përplasje politike, atëherë ajo është dashur të tërhiqet menjëherë për t’i hapur rrugë një zgjidhjeje të re dhe funksionale.
Nuk kuptohet se si kandidatja nuk ka reflektuar pas gjithë këtyre refuzimeve të njëpasnjëshme. Kur një person refuzohet tetëmbëdhjetë herë për të njëjtin post, është e qartë se nuk është e dëshiruar – as nga opozita, ndoshta as nga një pjesë e vetë mazhorancës. Rënia e saj në këtë pikë tregon një mungesë vetëdijeje politike dhe etike. Kjo këmbëngulje e pakuptimtë, më shumë sesa ambicie, po shndërrohet në pengesë për funksionimin e shtetit.
Përkundrazi, mazhoranca po e shndërron këtë proces të rëndësishëm në një lojë të brendshme force, ku kandidatja po trajtohet si “guxhja” e radhës në një lojë të lodhur të “guxhave”, siç e quajnë me ironi qytetarët. Kjo qasje është tallje me institucionet dhe me qytetarët që presin rezultate, jo spektakël politik.
Kam frikë se qytetarët ende nuk e kanë kuptuar se partia fituese e zgjedhjeve po e trajton Kosovën siç e trajtojnë hijenat viktimën. Kosova po përballet me probleme serioze për shkak të mungesës së lidershipit, dhe për këtë po i vuajmë pasojat — pasoja që, për fat të keq, pritet të jenë edhe më të rënda”, shkruan Pacolli në reagim./Indeksonline/

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
Post Views: 96

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

19/05/2025, 18:25

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një kërcënim me jetë. Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Nacionale...

Vjosa Osmani e pret në takim Fatmir Limajn “pas kërkesës nga ai”

Vjosa Osmani e pret në takim Fatmir Limajn “pas kërkesës nga ai”

19/05/2025, 16:26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryetarin e Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limajn në zyrën e saj. Takimi,...

Zbulohet data e ceremonisë së Topit të Artë 2025

Zbulohet data e ceremonisë së Topit të Artë 2025

19/05/2025, 15:21

Ceremonia prestigjioze e ndarjes së Topit të Artë për vitin 2025 do të mbahet më 22 shtator në Théâtre du...

Shqiptari kërkoi azil në Britani si homoseksual, por zbuluohet se ishte i martuar me grua

Shqiptari kërkoi azil në Britani si homoseksual, por zbuluohet se ishte i martuar me grua

19/05/2025, 15:05

Esmir Demaj, një shtetas shqiptar, ka dështuar në përpjekjen për të marrë leje qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar me pretendimin...

Ambasadorja amerikane në detyrë shkon në veri, ka një mesazh për Qeverinë e Kosovës

Ambasadorja amerikane në detyrë shkon në veri, ka një mesazh për Qeverinë e Kosovës

19/05/2025, 14:32

Pas mbyllje së disa zyreve të strukturave paralele serbe, e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Kosovë Anu Prattipati,...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

19/05/2025, 18:25
Vjosa Osmani e pret në takim Fatmir Limajn “pas kërkesës nga ai”

Vjosa Osmani e pret në takim Fatmir Limajn “pas kërkesës nga ai”

19/05/2025, 16:26
Zbulohet data e ceremonisë së Topit të Artë 2025

Zbulohet data e ceremonisë së Topit të Artë 2025

19/05/2025, 15:21
Shqiptari kërkoi azil në Britani si homoseksual, por zbuluohet se ishte i martuar me grua

Shqiptari kërkoi azil në Britani si homoseksual, por zbuluohet se ishte i martuar me grua

19/05/2025, 15:05
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv