Skuadra e Al Nassr mbrëmë zhvilloi ndeshjen e fundit të këtij sezoni para tifozëve të vet në stadiumin “King Saud”.
Cristiano Ronaldo, i cili shënoi një gol dhe humbi një penallti në fitoren 2:0 ndaj Al Khaleej, pas përfundimit të ndeshjes shkoi te tifozët, shkruan IndeksonlinE
Ai u përshëndet me ta, që dukej si një formë lamturmire.
40-vjeçari në fund të këtij sezoni mbetet pa kontratë dhe ndoshta e ardhmja e tij do të jetë larg Arabisë Saudite.