Shemsi Bahtiri që u arrestua si një nga kryesorët në trafikim të drogës sot në akisonin e madh policor, është edhe anëtar i Vetëvendosjes dhe i afërt me zyrtarë të lartë të kësaj partie në qendrën e Prishtinës, siç evidentohet në fotografi dhe aktivitete të shumta partiake.
Por, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka mohuar të ketë ndonjë “funksion” brenda partisë i arrestuari Bahtiri.
“Jo, i apostrofuari nuk ka ndonjë funksion brenda Lëvizjes Vetëvendosje”- ka thënë shkurt për KALLXO.com, zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka.