https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Furrtarët rrisin çmimin e bukës, por nuk japin kuponë fiskal

Furrtarët rrisin çmimin e bukës, por nuk japin kuponë fiskal
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimi i bukës po rritet, por jo për shkak të mungesës së miellit apo ndonjë krize të re, këtë herë, vetë bizneset kanë vendosur të ngrejnë çmimet për shkak të rritjes së çmimit të rrymës.

Kjo ngritje e çmimit të bukës ka vënë në alarm Autoritetin e Konkurrencës, i cili ka paralajmëruar ndëshkime për marrëveshje të mundshme të fshehta.

Por, ndërsa buka shtrenjtohet, shumë furra vazhdojnë të mos lëshojnë kupon fiskal, duke i rritur fitimet nën dorë dhe duke u shmangur nga detyrimet ligjore.

Kjo situatë ngre pikëpyetje serioze mbi kontrollin dhe mbikëqyrjen e institucioneve përkatëse, ndërsa konsumatorët mbeten të pambrojtur përballë abuzimeve të mundshme.

Kështu të paktën po e vlerësojnë situatën ekonomike në Kosovë, njohësit e fushës së ekonomisë.

Bashkim Zejnullahu, kryetar i mullistëve të Kosovës, për ‘’FrontOnline’’ ka folur ndaj rritjes së fundit të çmimit të bukës nga furrtarët, duke e cilësuar atë të pajustifikuar.

“Furrtarët pa asnjë arsye e kanë ngritë çmimin e bukës sepse po e pranon tregu dhe ka blerës. Në realitet nuk është arsye rritja e çmimit,” deklaroi Zejnullahu.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai tha se mullistët kanë ulur çmimin e miellit për shkak të rënies së çmimit të grurit dhe pamundësisë për të shitur me çmim më të lartë.

“Është e drejt me fitu, por ne e kemi zbritur çmimin e miellit sepse neve nuk po na pranojnë ngritjen e çmimit dhe ka rënë çmimi i grurit. Nëse edhe unë kisha pasur treg, sot e kisha bërë tonin 500 euro e jo 350 euro.” theksoi ai.

ADVERTISEMENT

Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, është deklaruar për “Front Online” ndaj rritjes së çmimeve, duke e lidhur këtë trend me krizën institucionale dhe ngarkesën politike në vend.

Sipas tij, rritja e çmimeve po ndodh pa kontroll.

“Ngritja e çmimeve po ndodhë kur agjenda politike është e ngarkuar dhe nuk ka institucione të dalura nga qytetarët, e tëra kjo po e dëmton ambientin biznesor dhe kjo po e krijon një anarki që po zhvillohet nga të gjithë. Pas rritjes së çmimit të rrymës, nuk duhet na habitë fakti se do të kemi rritje të çmimit të bukës dhe produkteve tjera”,deklaroi ai.

Ai kërkoi që inspektoratet të veprojnë më me përgjegjësi dhe në funksion të interesit publik, jo si instrumente të agjendave politike.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Agjencia e Konkurrencës sot më shumë është në shërbim të ruajtjes së pushtetit të partisë fituese se sa janë në interes të qytetarëve. Inspektorati duhet të jetë më aktiv, jo për të përmbushur agjendën e tyre, por të jetë në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Gërxhaliu.

Kaçaniku nga “Konsumatori”: Furrat dhe tregtarët po shkelin rregullat, shteti nuk reagon

Selatin Kacaniku nga organizata “Konsumatori” ka ngritur shqetësime serioze për gjendjen e konsumatorit në vend, duke thënë se qytetarët po përballet me presion nga të gjitha anët, ndërsa institucionet përgjegjëse po mungojnë në veprim.

“Konsumatori i është nënshtruar presionit nga të gjitha anët dhe presioni më i madh do të vije nga mekanizmat të cilët nuk po e përmbushin obligimin e tyre”, deklaroi Kaçaniku.

Ai thotë se problemi nuk qëndron vetëm te furrat e bukës, por edhe te operatorë të tjerë që shesin produkte pa deklaracion, pa çmim të shënuar dhe pa peshë të qartë.

“Ne kemi reaguar jo vetëm për furrat, por edhe për gjithë operatorët tjera që nuk e përcjellin mallin me deklaracion, që nuk e kanë çmimin e deklaruar dhe nuk e kanë peshën e deklaruar, e që duhet me ja dhënë çmimin qytetarit konsumator, ata duhet me ia dhënë çmimin”, shprehet ai për “Front Online”.

Poste të ngjashme

La veturën ndezur e armën brenda, hajnat ia vjedhin policit çantën me armën zyrtare nga “Range Roveri” në Prishtinë

La veturën ndezur e armën brenda, hajnat ia vjedhin policit çantën me armën zyrtare nga “Range Roveri” në Prishtinë

25/05/2026, 8:18

Një rast që ngre shqetësime serioze për sigurinë dhe menaxhimin e armëve zyrtare ka ndodhur në Prishtinë, ku hajnat kanë...

Vjedhje e rëndë në Han të Elezit, hajnat marrin një armë zjarri

Skenë si në filma në Podujevë: Hajnat thyejnë fabrikën “AMG” gjatë natës, zhdukin kasafortën, mijëra euro dhe armën e pronarit

25/05/2026, 7:02

Një grabitje e organizuar që ngjan me skenar filmash ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në...

Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbeten mbi tavan

Çmimet e naftës bien pas sinjaleve për një marrëveshje me Iranin

25/05/2026, 6:59

Çmimet e naftës shënuan rënie, mes zhvillimeve të reja në negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për një marrëveshje...

Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

24/05/2026, 15:23

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Batalionin Gardist “Shkelzen Haradinaj”, duke nderuar sakrificën e pjesëtarëve...

LDK-ja kthehet si dikur e fuqishmë në Zvicër

LDK-ja kthehet si dikur e fuqishmë në Zvicër

24/05/2026, 14:52

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me kandidaten për presidente nga kjo parti, Vjosa...

Lajmi i fundit

La veturën ndezur e armën brenda, hajnat ia vjedhin policit çantën me armën zyrtare nga “Range Roveri” në Prishtinë

La veturën ndezur e armën brenda, hajnat ia vjedhin policit çantën me armën zyrtare nga “Range Roveri” në Prishtinë

25/05/2026, 8:18
Vjedhje e rëndë në Han të Elezit, hajnat marrin një armë zjarri

Skenë si në filma në Podujevë: Hajnat thyejnë fabrikën “AMG” gjatë natës, zhdukin kasafortën, mijëra euro dhe armën e pronarit

25/05/2026, 7:02
Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbeten mbi tavan

Çmimet e naftës bien pas sinjaleve për një marrëveshje me Iranin

25/05/2026, 6:59
Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

24/05/2026, 15:23
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv