https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

I zhveshur në rrugë dhe me armë të gjatë – i dyshuari në Istog rezulton me probleme mendore, i konfiskohet kallashnikovi

I zhveshur në rrugë dhe me armë të gjatë – i dyshuari në Istog rezulton me probleme mendore, i konfiskohet kallashnikovi

Një ngjarje e pazakontë është raportuar të dielën në mëngjes në qytetin e Istogut, ku një person është parë i zhveshur duke ndalur automjetet në rrugë, ndërsa dyshohet se paraprakisht kishte pasur me vete një armë automatike.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 22 qershor 2025, rreth orës 09:00, në rrugën “Hysen Bujupi” qytetarët kanë alarmuar Policinë për një person të zhveshur që po sillte shqetësim në komunikacion. Njësia patrulluese ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin në fjalë, i cili është identifikuar si L.Z., 25 vjeçar, banues në Istog.

Në stacionin policor është vërejtur se i dyshuari fliste në mënyrë të çrregullt dhe me halucinacione, ndaj është ftuar mjeku kujdestar nga QMF për t’i administruar qetësues për shkak të gjendjes agresive.

Pas kontaktit me familjarët dhe deklarimeve të dëshmitarëve, është bërë e ditur se L.Z kishte dalë nga shtëpia me një armë AK-47. Hetuesit kanë bastisur vendin ku ai kishte qëndruar natën e kaluar dhe kanë gjetur armën automatike, e cila është konfiskuar.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

Me vendim të Prokurores Kujdestare, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa i njëjti është dërguar për trajtim në Klinikën Psikiatrike në Spitalin Rajonal të Pejës.

Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe është nën hetim.

Post Views: 104

Poste të ngjashme

Kryeshefi i KEK në paraburgim, kërkohet shkarkimi i tij dhe i Bordit

KEK njofton se njësia B1 e TC Kosova B është rikthyer në operim

23/06/2025, 6:48

Njësia B1 e Termocentralit Kosova B është rikthyer në funksion pas disa sanimesh, njoftoi sot Korporata Energjetike e Kosovës. Gjatë...

Subjekteve politike u kërkohet t’i kenë 50% gra në lista zgjedhore -DnV ua rekomandon modelin “zebër”

Përpjekja e 36-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës

23/06/2025, 6:45

Kuvendi i Kosovës edhe sot po vazhdon punimet për të 36-ën herë me radhë, për të arritur kështu konstituimin e...

Në Kosovë drogën e fillojnë që nga mosha 16-vjeç, rritet numri i femrave përdoruese

Zbulohet drogë në rrugë në Sllatinë të Vushtrrisë – 11 qese me substancë narkotike dorëzohen nga qytetarja në Polici

23/06/2025, 6:38

Një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike është gjetur të dielën në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë, nga një...

Izraeli e nis ditën me sulme të reja ndaj infrastrukturës ushtarake iraniane

Izraeli e nis ditën me sulme të reja ndaj infrastrukturës ushtarake iraniane

23/06/2025, 6:36

Izraeli ndërmori sulme të reja ajrore duke shënjestruar infrastrukturë ushtarake në qytetin Kermanshah në perëndim të Iranit, njoftuan Forcat Mbrojtëse...

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

E rëndë: Gjendet në rrugë pa shenja jete plaku 80-vjeçar – Autopsia pritet ta sqarojë shkakun e vdekjes

23/06/2025, 6:29

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së dielës në fshatin Gllanasellë të komunës së Drenasit, ku një burrë...

Lajmi i fundit

I zhveshur në rrugë dhe me armë të gjatë – i dyshuari në Istog rezulton me probleme mendore, i konfiskohet kallashnikovi

I zhveshur në rrugë dhe me armë të gjatë – i dyshuari në Istog rezulton me probleme mendore, i konfiskohet kallashnikovi

23/06/2025, 6:56
Kryeshefi i KEK në paraburgim, kërkohet shkarkimi i tij dhe i Bordit

KEK njofton se njësia B1 e TC Kosova B është rikthyer në operim

23/06/2025, 6:48
Subjekteve politike u kërkohet t’i kenë 50% gra në lista zgjedhore -DnV ua rekomandon modelin “zebër”

Përpjekja e 36-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës

23/06/2025, 6:45
Në Kosovë drogën e fillojnë që nga mosha 16-vjeç, rritet numri i femrave përdoruese

Zbulohet drogë në rrugë në Sllatinë të Vushtrrisë – 11 qese me substancë narkotike dorëzohen nga qytetarja në Polici

23/06/2025, 6:38
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv