https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues – afati 30 ditësh pak i çuditshëm

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues – afati 30 ditësh pak i çuditshëm

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë të qartë, ka konfirmuar se procedura për konstituimin e Kuvendit është e përcaktuar nga Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit dhe praktikat parlamentare.

“…që nënkupton se ajo që është bërë nga z. [kryesuesi i seancës konstituive, Avni] Dehari është tërësisht jokushtetuese. Do të thotë se nuk mund të ketë devijim nga marrëveshja e arritur më 8 prill [v.j. takimi i partive politike për përgatitjen e seancës konstituive]”, tha Hasani.

Në takimin e 8 prillit, nuk është marrë asnjë vendim për votim të fshehtë.

Profesor Hasani thotë se Kushtetuesja vendosi për tërësinë e procedurës për konstituimin e Kuvendit, përfshirë këtu edhe në çfarë forme bëhet votimi.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Ajo ka vendosur për gjithë procedurën dhe ka treguar që procedura duhet të jetë e njëjtë, siç thotë Rregullorja, Kushtetuta dhe siç është vendosur pas çdo zgjedhje parlamentare në Kosovë deri tash. Këtë e ka thënë Gjykata. Dhe asnjëherë deri sot nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës nga kryesuesi dhe asnjë nuk ka pasur votim të fshehtë”, theksoi ai.

I pyetur për interpretimet e bëra nga partitë sa i përket votimit të fshehtë, Hasani tha se partitë nëse duan të shkaktojnë pengesa, kanë çdo herë mundësi ta bëjnë këtë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Por, Gjykata e ka bërë të qartë që Kushtetuta, Rregullorja dhe praktikat parlamentare janë ato që përcaktojnë se si konstituohet Kuvendi. Asnjëherë nuk ka pasur votim të fshehtë për konstituimin e Kuvendit. Gjykata këtë e ka thënë”, theksoi ai.

Sipas tij, aktgjykimi e bën të qartë që partia fituese në zgjedhjet parlamentare, në këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje duhet të arrijë konsensus, pra të sigurojë 61 votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Kjo është përgjegjësi dhe detyrë e saj. Nuk mund të barazohet me rastin e nënkryetarëve. Për këtë çështje ka dispozita më specifike edhe në Rregullore, sepse nënkryetarët përfaqësojnë forcat politike dhe grupet etnike dhe ata nuk mund të barazohen [me kryetarin]”, tha ai.

Në aktgjykim, Kushtetuesja tha se partia e parë duhet që të bashkëpunojë në mirëbesim me partitë e tjera për të arritur një konsensus për zgjedhjen e kryetarit. Ajo tha po ashtu se partitë e tjera duhet ta bëjnë të njëjtë gjë edhe për nënkryetarët. Në aktgjykim, sipas Hasanit, u përsërit qëndrimi se deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë për konstituim.

ADVERTISEMENT

Sa i përket afatit prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, Hasani tha se është “pak i çuditshëm”, meqë sipas, përveç rastit të Sllovenisë, askund tjetër nuk përcaktohet një afat për konstituimin e Kuvendit.

“Përcaktimi në këtë mënyrë në të ardhmen mund të jetë problematik, për shkak se në rast të moskonstituimit brenda 30-ditësh në zgjedhje të tjera nuk mund të shkohet, meqë do të ishte absurde në praktikën parlamentare në vendet demokratike sepse për herë të parë do të shkohej në zgjedhje pa pasur një organ përfaqësues të konstituuar. Ky është problemi kryesor”, tha Hasani.

Profesor Hasani tha se Gjykata në pjesën dërmuese të aktgjykimi i 26 qershorit ka përsëritur gjetjet e vendimit të vitit 2014, kur atëbotë kishte pasur një ngërç politik pikërisht për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe kujt i takonte që ta propozonte atë.

Hasani po ashtu nuk pajtohet me vlerësimin e Kushtetueses se seanca konstituive është akt kushtetues. Sipas tij, është veprim i Kuvendit.

Për shkak të këtij interpretimi për seancën konstituive dhe vendosjen e afatit për konstituim, Hasani tha se “kam frikë se ka komplikuar më shumë punën dhe ka krijuar hapësirë të pafundme për obstruksion të formimit të Kuvendit të Kosovës”.

Teksa Gjykata Kushtetuese ka kërkuar kompromis për konstituimin e Kuvendit, profesor Hasani tha se “gjykuar sipas sjelljeve deri sot, nuk pres që ky aktgjykim mund të shërbejë si bazë për arritjen e një kompromisi” mes partive. /REL

 

Post Views: 66

Poste të ngjashme

Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

27/06/2025, 8:57

Sërish janë ndjerë lëkundje tërmeti mëngjesin e së premtes në Shqipëri.  Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare EMSC tërmeti me magnitudë...

Policia bastis lokalin me muzikë live ‘Hawana’ në Sfeçël të Podujevës, dy persona kapen me thika

Gruaja tenton ta sulmojë me thikë burrin e saj në Prishtinë

27/06/2025, 8:35

Një gruaja është arrestuar të enjten në mbrëmje në Prishtinë pasi ka tentuar ta sulmojë me thikë burrin e saj,...

E dhimbshme: I riu nga Skenderaj viziton varrin e të dashurës së ndjerë, Blerta Rexha – lutet për shpirtin e saj

E dhimbshme: I riu nga Skenderaj viziton varrin e të dashurës së ndjerë, Blerta Rexha – lutet për shpirtin e saj

27/06/2025, 8:09

Një moment prekës dhe plot emocione është ndarë nga Leutrim Azemi, i riu nga Skenderaj, i cili ka vizituar varrin...

Tomë Gashi: Kush përmend Martin Berishajn, duhet të lëvizë nga karrigia

Tomë Gashi: Kush përmend Martin Berishajn, duhet të lëvizë nga karrigia

26/06/2025, 21:27

Avokati Tomë Gashi ka lavdëruar klientin e tij, ambadarorin Martin Berishaj, në Debat Plus. Gashi ka deklaruar se “kushdo që...

LDK: VV të veprojë në përputhje me aktgjykimin e Kushtetueses, t’i ndërpresë bllokimet

LDK: VV të veprojë në përputhje me aktgjykimin e Kushtetueses, t’i ndërpresë bllokimet

26/06/2025, 21:17

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se e mirëpret aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në lidhje me çështjen e...

Lajmi i fundit

Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

27/06/2025, 8:57
Policia bastis lokalin me muzikë live ‘Hawana’ në Sfeçël të Podujevës, dy persona kapen me thika

Gruaja tenton ta sulmojë me thikë burrin e saj në Prishtinë

27/06/2025, 8:35
E dhimbshme: I riu nga Skenderaj viziton varrin e të dashurës së ndjerë, Blerta Rexha – lutet për shpirtin e saj

E dhimbshme: I riu nga Skenderaj viziton varrin e të dashurës së ndjerë, Blerta Rexha – lutet për shpirtin e saj

27/06/2025, 8:09
Tomë Gashi: Kush përmend Martin Berishajn, duhet të lëvizë nga karrigia

Tomë Gashi: Kush përmend Martin Berishajn, duhet të lëvizë nga karrigia

26/06/2025, 21:27
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv