Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq, ka marrë pjesë në ceremoninë për shënimin e festës serbe të Vidovdanit, e cila u mbajt sot në kompleksin memorial të Gazimestanit.
Simiq, përfaqësues i komunitetit serb në institucionet e Kosovës, u bashkua me dhjetëra qytetarë dhe përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe për të kujtuar Betejën e Kosovës të vitit 1389.