Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë kufijtë e lejuar të ndotjes për gazrat vdekjeprurës, si dyoksidi i squfurit dhe oksidet e azotit.
Pavarësisht obligimeve ndërkombëtare dhe paralajmërimeve nga raportet mjedisore, Kosova mbetet ndër vendet më të ndotura në Ballkan.
Pasojat ndihen më së shumti te fëmijët dhe të moshuarit – me rritje të rasteve të sëmundjeve respiratore, kancerit dhe vdekjeve të parakohshme. /Radio Evropa e Lirë/