https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

AKB alarmon: Bizneset po ikin jashtë Kosovës, vetëm për në Shqipëri u larguan 600 prej tyre

AKB alarmon: Bizneset po ikin jashtë Kosovës, vetëm për në Shqipëri u larguan 600 prej tyre

Aleanca Kosovare e Bizneseve, është shprehur e shqetësuar lidhur me situatën ekonomike në vend duke thënë se bizneset e vendit po ikin jashtë Kosovës, dhe se ky trend, është i vazhdueshëm. Nga AKB është thënë edhe se, vetëm për në Shqipëri janë larguar 600 biznese.

Sipas AKB investimet e drejtpërdrejta nga Kosova në Shqipëri për vitin 2024 arritën rreth 100 milionë euro – një rritje prej 32% krahasuar me vitin paraprak

‘‘Bizneset po investojnë jashtë – Kosova po humb brenda

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh shqetësimin e saj të thellë për trendin e vazhdueshëm të largimit të kapitalit dhe bizneseve kosovare drejt tregjeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian. Sipas disa të dhënave , në vitit 2024 në Shqipëri iken rreth 600 ndërmarrje aktive me kapital nga Kosova. Investimet e drejtpërdrejta nga Kosova në Shqipëri për vitin 2024 arritën rreth 100 milionë euro – një rritje prej 32% krahasuar me vitin paraprak. Stoku total i investimeve kosovare atje ka arritur vlerën rreth 450 milionë eurove nga viti 2020’’, thuhet në postim.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Tutje, nga AKB shprehet edhe se trendi në fjalë nënkupton pasoja direkte të kushteve për zhvillim të brendshëm të vendit.

‘‘Ky trend nuk përfaqëson vetëm rritjen e interesit për tregje të reja, por është edhe pasojë direkte e kushteve të pafavorshme për zhvillim të brendshëm në Kosovë. Bizneset kosovare largohen për shkak të: mungesës së përkrahjes institucionale, pasigurisë ligjore dhe procedurale, mungesës së stimujve ekonomikë për kapitalin vendor me politika të shtrejta dhe diskriminuese, dhe konkurrencës jo të barabartë në tregun vendor’’, vijohet më tej.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Pos kësaj, AKB e ka vlerësuar këtë si alarm serioz për institucionet e Kosovës, dhe se njëjta, ka kërkuar hartim urgjent të një Pakti Ekonomik Kombëtar.

‘‘AKB thekson se ky është një alarm serioz për institucionet e Kosovës. Në vend të mbrojtjes së kapitalit dhe të ndërmarrjeve vendore, politikat aktuale po i detyrojnë ato të kërkojnë mbijetesë jashtë vendit. Në këtë drejtim, AKB: Kërkon hartimin urgjent të një Pakti Ekonomik Kombëtar, ku përfshihen institucionet publike, sektori privat dhe diaspora; Fton Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës të ndërmarrin reforma strukturore që mundësojnë ambient tërheqës për investime të brendshme; Paralajmëron për pasojat afatgjata ekonomike dhe sociale që vijnë nga shpërndarja e kapitalit dhe rënia e besimit në ekonominë vendore. Kapitali është gjaku i ekonomisë – dhe Kosova nuk mund të përparojë duke e humbur gjakun e saj afarist tha në fund kryetari I AKB-së z.Agim Shahini.’’, thuhet në postimin e AKB-së.

Post Views: 35

Poste të ngjashme

Fundjavë e ngrohtë dhe me diell

Parashikimi i motit për të dielën, 29.06.2025

28/06/2025, 20:12

Të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Era do të fryjë nga veriu, e cila...

Kurti deklaron pasurinë: Vazhdon ta mbajë banesën 67 metërshe, 1 mijë e 551 euro në bankë

Kurti: Ofruam dy kompromise, opozita s’u tregua e gatshme për marrëveshje

28/06/2025, 19:46

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e partive politike që iu përgjigjën ftesës...

Syla: PDK ka behane, por vështirë të mendohet Kosova pa të

Valon Syla dyshohet se e rrahu bashkëjetuesen, ja çka postonte ajo pak orë përpara ngjarjes

28/06/2025, 18:47

Mbrëmja e 27 qershorit nisi në mënyrë të zakonshme për çiftin. Në rrjete sociale ishte postuar një fotografi ku Valon...

Rreth dy javë pa ujë – Familjet në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Podujevë kërkojnë zgjidhje urgjente

Rreth dy javë pa ujë – Familjet në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Podujevë kërkojnë zgjidhje urgjente

28/06/2025, 18:41

Banorët e rrugës “Jusuf Gërvalla”, afer Fabrikës së Armaturës në Podujevë, janë duke u përballur me mungesë të vazhdueshme të...

Valon Syla: A ja u pallanxheshi Edi Rama a?

Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

28/06/2025, 17:34

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në mbrëmjen e 27 qershorit në Prishtinë, ku sipas burimeve të Sinjalit, është arrestuar...

Lajmi i fundit

Fundjavë e ngrohtë dhe me diell

Parashikimi i motit për të dielën, 29.06.2025

28/06/2025, 20:12
Kurti deklaron pasurinë: Vazhdon ta mbajë banesën 67 metërshe, 1 mijë e 551 euro në bankë

Kurti: Ofruam dy kompromise, opozita s’u tregua e gatshme për marrëveshje

28/06/2025, 19:46
Syla: PDK ka behane, por vështirë të mendohet Kosova pa të

Valon Syla dyshohet se e rrahu bashkëjetuesen, ja çka postonte ajo pak orë përpara ngjarjes

28/06/2025, 18:47
Rreth dy javë pa ujë – Familjet në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Podujevë kërkojnë zgjidhje urgjente

Rreth dy javë pa ujë – Familjet në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Podujevë kërkojnë zgjidhje urgjente

28/06/2025, 18:41
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv