https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

PDK e AAK akuza Kurtit: Po e shkel Kushtetutën me vetëdije, po e vështirëson jetën në Kosovë

Grupi Parlamentar i PDK-së bojkoton fjalimin vjetor të presidentes Osmani: Ka dështuar

Sot dështoi edhe tentativa e 38 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca e nisur më vonë se që ishte paralajmëruar, përfundoi shumë shpejt dhe pa rezultat.

Pas dështimit të seancat, PDK e AAK adresuan akuzanë drejtim të Kurtit se po e shkel Kushtetutën me vetëdije, dhe se po vështirëson jetën e qytetarëve të vendit, shkruan Reporteri.net.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për shkelje të qëllimshme dhe të vetëdijshme të Kushtetutës.

Sipas tij, qytetarët dhe gazetarët janë dëshmitarë të këtij abuzimi institucional.

Ai tha se Kurti me veprimet e tij po injoron vendimet e Gjykatës dhe se për të dhe Vetëvendosjen, “as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere.”

“Gazetarë, ju, dhe qytetarët që na kanë përcjellur janë bërë dëshmitarë të abuzimit dhe shkeljes kushtetuese me qëllim dhe vetëdije nga ana e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionet që i udhëheq ai. Nuk është situata e njëjtë si para aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai aktgjykim e ka bërë të qartë që nuk mund të ndryshohet rendi i ditës, aq më pak në mënyrë arbitrare, dhe insistimi i njëjtë sot, sikurse në seancat e kaluar,a i bie që për Albin Kurtin dhe VV-në, as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere”, tha Krasniqi para gazetarëve.

ADVERTISEMENT

Kurse, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se sot është tentuar që të reflektohet mbi kthimin e procesit të votimit në mënyrë të hapur, por akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij se po e vështirësojnë situatën në vend.

Ai theksoi se ndonëse po ftohen në takime, procesi po mbahet i bllokuar nga qeveria.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Me u angazhu me u kthy procesi i votimit i hapur, sot provuam me reflektu këtë. Vërtetë është situatë e vështirë, shihet se Kurti dhe kolegët e tij e kanë nda menen me vështirësu jetën e Kosovës. Pra ua ka dhënë mundësinë Gjykata me u kthy në votim të hapur, ata nuk e respektojnë këtë. Është një situatë e rëndë. Po na ftojnë por po e mbajnë të bllokuar procesin, ne propozuam që të kthehemi në kushtetutshmëri. Duhet me pa në të ardhmen si me vepru”, tha Haradinaj.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga seanca e parë. /Reporteri.net/.

Poste të ngjashme

Osmani: Kushtetuta e Kaçanikut simbolizon përkushtimin tonë për t’i dhënë drejtimin përpjekjes për liri e shtet të pavarur

Ekskluzive: Presidentja Osmani nis hapat për zgjedhjet e reja, i fton partitë në takim

19/11/2025, 22:17

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka nisur hapat kushtetues pas dështimit të Glauk Konjufcës për t’u bërë kryeministër. Gazeta...

Tahiri: Kryeministrit ju ka bo kryet vota

Tahiri: Pa qeveri legale, vendimet e rëndësishme mbeten në hije

19/11/2025, 21:46

  Pa qeveri legale, vendimet e rëndësishme mbeten në hije Kur një vend qeveriset pa përgjegjësi, Kushtetuta dhe ligji mbesin...

Rrahmani i VV-së e publikon fjalimin e tij: Fëmijët kanë të drejtë të kenë babë

Eman Rrahmani dhe Koalicioni për Familje do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare

19/11/2025, 21:27

Eman Rrahmani dhe Koalicioni për Familje do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare. Këtë e ka konfirmuar vetë Rrahmani përmes...

Murati – opozitës: E di që e keni siklet këto dy vite larg pushtetit

Murati akuzon ish-opozitën dhe Listën Serbe: Për 9 muaj janë barrikaduar kundër Kurtit

19/11/2025, 16:15

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka reaguar pas dështimit të votimit për Qeverinë e re, duke akuzuar partitë opozitare...

Kuvendi sot diskuton për koeficientin e pagave

Ndërpritet seanca për buxhetin

19/11/2025, 12:43

Ka dështuar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite ka qenë miratimi i buxhetit për vitin...

Lajmi i fundit

Osmani: Kushtetuta e Kaçanikut simbolizon përkushtimin tonë për t’i dhënë drejtimin përpjekjes për liri e shtet të pavarur

Ekskluzive: Presidentja Osmani nis hapat për zgjedhjet e reja, i fton partitë në takim

19/11/2025, 22:17
Tahiri: Kryeministrit ju ka bo kryet vota

Tahiri: Pa qeveri legale, vendimet e rëndësishme mbeten në hije

19/11/2025, 21:46
Rrahmani i VV-së e publikon fjalimin e tij: Fëmijët kanë të drejtë të kenë babë

Eman Rrahmani dhe Koalicioni për Familje do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare

19/11/2025, 21:27
Murati – opozitës: E di që e keni siklet këto dy vite larg pushtetit

Murati akuzon ish-opozitën dhe Listën Serbe: Për 9 muaj janë barrikaduar kundër Kurtit

19/11/2025, 16:15
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv