Sot ka nisur asfaltimi i rrugës lidhëse Turuçicë-Herticë, nga gurthyesi deri te rruga “Sahit Llalloshi”, një segment shumë i rëndësishëm për banorët e këtyre dy fshatrave.
Ndërtimi dhe asfaltimi i kësaj rruge do t’ua lehtësojë ndjeshëm lëvizjen banorëve të këtushëm dhe të gjithë atyre që e frekuentojnë këtë rrugë.
Si qeveri lokale jemi të përkushtuar të punojmë në çdo cep të territorit të Podujevës, në mënyrë që secili qytetar ta ndjejë dorën e shtetit ka shkruar Kryetari i Komunes së Podujeves Shpejtim Bulliqi