https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal ndaj Përparim Ramës, kryetari: Sabotimi politik dështoi – kryeqyteti nuk ndalet

Rama: I lumtur që KB Prishtina fitoi mbrëmë, por nga dhuna e shfaqur u zbeh edhe gëzimi për fitoren

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka rrëzuar si të pabazuar kallëzimin penal të ngritur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ndaj Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe Kryeshefit të NPL “SportMarketing”, Bardh Krasniqi, për organizimin e tregjeve festive “Akull n’verë” dhe “Verë n’dimër”, raporton Gazeta Sinjali.

Reagimi i Ramës pas vendimit të Prokurorisë ka qenë i ashpër, duke e cilësuar të gjithë këtë si një “sabotim politik të dështuar”.

“Tentativat për të bllokuar çdo të mirë që bëhet në Kryeqytet janë bërë të përsëritura dhe gjithnjë e më transparente në motivet e tyre”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

SABOTIMI POLITIK DËSHTOI EDHE NJËHERË. KRYEQYTETI NUK NDALET!

Tentativat për të bllokuar çdo të mirë që bëhet në Kryeqytet janë bërë të përsëritura dhe gjithnjë e më transparente në motivet e tyre.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Përpjekja e Qeverisë për të diskredituar atmosferën festive që me përkushtim u krijua për festat e fundvitit – u rrëzua sot nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes një aktvendimi të qartë dhe të argumentuar!

ADVERTISEMENT

Kallëzimi penal i ngritur nga Ministri i MAPL, Elbert Krasniqi, ndaj Kryetarit të Kryeqytetit Përparim Rama dhe Kryeshefit të NPL “SportMarketing”, Bardh Krasniqi, në lidhje me procedurat e organizimit të tregut veror dhe dimëror “Akull n’verë dhe Verë n’dimër”, u vlerësua si i pabazë dhe u hodh poshtë në tërësi.

Këto përpjekje të organizuara përmes instrumenteve të drejtësisë, të shtyra nga motive të qarta politike, nuk po arrijnë të prodhojnë efektin që synohet – sepse po përplasen me fakte, me profesionalizëm institucional dhe me vlerësimin objektiv të drejtësisë.

Në një kohë kur Kryeqyteti po ecën me projekte konkrete e me vizion të qartë zhvillimi, tentativa për ta ndalur këtë hov me akuza të fabrikuara nuk është vetëm e dështuar, por edhe dëshpëruese.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Veçanërisht kur kjo vjen nga një pushtet qendror që REFUZON të përballet me DREJTËSINË për shkeljet e VETA dhe ndërkohë shfrytëzon mjetet publike për të ndërtuar narrativa politike ndaj institucioneve lokale.

Kjo është një përballje mes dy qasjeve:

????njëra që ndërton dhe i shërben qytetarit dhe tjetra që ❌bllokon e saboton.

Por drejtësia po e thotë fjalën e saj, qytetarët po e shohin realitetin – dhe Kryeqyteti nuk ndalet.

Vazhdojmë!

Poste të ngjashme

Dy profesorë rrihen brenda shkollës

Dy profesorë rrihen brenda shkollës

30/01/2026, 9:51

Dy mësimdhënës janë përfshirë në një përleshje fizike dje në një shkollë të mesme në Ferizaj. Ngjarja ka ndodhur rreth...

Edhe natën e Vitit të Ri, disa vende të Kosovës kanë mbetur në terr

Këto vende në Podujevë do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në sistemin energjetik

30/01/2026, 8:55

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten, më 30.01.2026, do të kryhen punime...

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

30/01/2026, 8:38

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut. Kjo pasi që Policia e Kosovës ditën e djeshme rreth...

Numërohen mbi 94% e kutive, sot pritet të mbyllet procesi

Numërohen mbi 94% e kutive, sot pritet të mbyllet procesi

30/01/2026, 8:05

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ...

Parashikimi i motit për sot: Kryesisht i vranët me riga shiu dhe temperatura deri në 9°C

Parashikimi i motit për sot: Kryesisht i vranët me riga shiu dhe temperatura deri në 9°C

30/01/2026, 7:54

Sot, moti do të jetë kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona priten riga të dobëta shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik...

Lajmi i fundit

Dy profesorë rrihen brenda shkollës

Dy profesorë rrihen brenda shkollës

30/01/2026, 9:51
Edhe natën e Vitit të Ri, disa vende të Kosovës kanë mbetur në terr

Këto vende në Podujevë do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në sistemin energjetik

30/01/2026, 8:55
Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

30/01/2026, 8:38
Numërohen mbi 94% e kutive, sot pritet të mbyllet procesi

Numërohen mbi 94% e kutive, sot pritet të mbyllet procesi

30/01/2026, 8:05
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv