https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Osmani konfirmon se Trump parandaloi një “përshkallëzim” Kosovë – Serbi “bash bash kohëve të fundit”

Osmani konfirmon se Trump parandaloi një “përshkallëzim” Kosovë – Serbi “bash bash kohëve të fundit”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar fjalët e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, se kohëve të fundit Shtëpia e Bardhë e ka parandaluar një “luftë” që Serbia synonte të ndërmerrte ndaj Kosovës; dhe atë kohëve të fundit.

Informacione të tilla kanë dalë nga vetë goja e Trump në Zyrën Ovale dhe kaluan thjesht-ashut. Por, Presidentja Vjosa Osmani e konfirmoi se kjo ishte rasti. “Trump e parandaloi”, tha ajo në një diskutim në ShBA me profesorin Edward Joseph.

“Kur jemi te informatat të mëtejme. Siç thash, ashtu siç e kuptojmë ne bazuar në brifingjet e sigurisë që unë marrë çdo ditë: Presidenti Donald Trump ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm, nëse mund ta quaj kështu, kohëve të fundit.

Nuk po flasim për 2023, as 2022, po flasim për zhvillime që janë bash-bash kohëve të fundit. KFOR është aty, është për parandalim. Dhe kanë bërë punë të mrekullueshme në parandalim dhe mirëmbajtjen e sigurisë”, tha Vjosa Osmani.

Trump nga Zyra Ovale tha se një gjë e tillë ndodhi “para tre jave” dhe iu drejtua Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, me pyetjen “apo jo?”

“Ne bëmë një punë të mirë me Indinë dhe Pakistanin, gjithashtu me Serbinë dhe Kosovën, Ruandën dhe Kongon. Dhe e gjithë kjo ndodhi gjatë tre javëve të fundit a më shumë, apo jo Marco?

Dhe ne ndaluam të tjerë që ishin gati të luftonin, dhe ne ndaluam shumë përleshje. Mendoj se ndaluam shumë luftëra të mëdha të them të drejtën.

Shumë të mëdha. Ishte India dhe Pakistani. Ndaluam luftën përmes tregtisë. Po merremi me Indinë, me Pakistanin, dhe ne u thamë se nuk do të merremi fare me ju nëse do të luftoni.

Ndoshta ishin gati në një fazë të bënin një luftë bërthamore, pasi siç e dini janë fuqi bërthamore. Ne e ndaluam dhe kjo ishte shumë e rëndësishme.

Po mundohemi që të ndihmojmë në mbylljen e këtij përbindëshi të krijuar nga Biden, për luftën që po ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës. Është diçka e tmerrshme. Nuk jam aspak i lumtur me presidentin Putin. Por kjo është diçka që s’do kishte ndodhur kurrë nëse do të isha president. Kjo është një luftë që me mua nuk do kishte ndodhur kurrë”, tha Trump.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “nuk di” gjë për një zhvillim të tillë.

Kurti në “Tëvë 1” tha se nuk ka informacione dhe se s’i di planet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

ADVERTISEMENT

“Është vështirë të them sepse nuk mund t’i di planet që i kanë, s’i kam as informacionet e tyre, me siguri Shtëpia e Bardhë ka më shumë informacion se çfarë synimesh ka pasur Serbia dhe mund të kenë vepruar kundër tyre, faleminderit shumë.

Por ato informacione që kanë ata se çfarë ka bërë si plan konkret kundër Kosovës, ne nuk e dimë. Organet tona bashëpunojnë me ShBA-në, mbase një ditë do t’i kemi ato informacione, por aktualisht nuk i kemi ato” – tha ai.

Poste të ngjashme

Bajrami kritikon ashpër Qeverinë: Katër vite qeverisje, 12 miliardë euro të shpenzuara, zero rezultate

Bajrami: Shtrenjtimi i rrymës po zbraz xhepat e qytetarëve

29/01/2026, 18:31

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj kërkesës së KESCO-s për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 21.4%,...

Në prag të përvjetorit, shkollat e Podujevës me fletushka për heronjtë e UÇK-së

Në prag të përvjetorit, shkollat e Podujevës me fletushka për heronjtë e UÇK-së

29/01/2026, 18:28

Në prag të përvjetorit të 29-të të vrasjes së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, nxënësve të shkollave...

Publikohet Vaktia e Ramazanit 2026 në Kosovë, orari i syfyrit dhe iftarit

Publikohet Vaktia e Ramazanit 2026 në Kosovë, orari i syfyrit dhe iftarit

29/01/2026, 14:13

Është publikuar vaktia e ramazanit 2026. Sipas vaktisë, muaji i shenjtë i Ramazanit nis më 19 shkurt 2026 dhe syfyri...

Tronditi qytetin me një kallashnikov, policia jep detaje të reja për rastin e djeshëm në Podujevë

Tronditi qytetin me një kallashnikov, policia jep detaje të reja për rastin e djeshëm në Podujevë

29/01/2026, 9:43

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e një personi në Podujevë, i cili ditën e djeshme terrorizoi qytetin...

Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash: Prokuroria Speciale bastis dy lokacione, i dyshuar një kosovar

Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash: Prokuroria Speciale bastis dy lokacione, i dyshuar një kosovar

28/01/2026, 17:09

Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion policor më 22 janar...

Lajmi i fundit

Bajrami kritikon ashpër Qeverinë: Katër vite qeverisje, 12 miliardë euro të shpenzuara, zero rezultate

Bajrami: Shtrenjtimi i rrymës po zbraz xhepat e qytetarëve

29/01/2026, 18:31
Në prag të përvjetorit, shkollat e Podujevës me fletushka për heronjtë e UÇK-së

Në prag të përvjetorit, shkollat e Podujevës me fletushka për heronjtë e UÇK-së

29/01/2026, 18:28
Publikohet Vaktia e Ramazanit 2026 në Kosovë, orari i syfyrit dhe iftarit

Publikohet Vaktia e Ramazanit 2026 në Kosovë, orari i syfyrit dhe iftarit

29/01/2026, 14:13
Tronditi qytetin me një kallashnikov, policia jep detaje të reja për rastin e djeshëm në Podujevë

Tronditi qytetin me një kallashnikov, policia jep detaje të reja për rastin e djeshëm në Podujevë

29/01/2026, 9:43
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv