Vizitë në kampin veror të fëmijëve në Parkun e Paqes
Nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu, së bashku me Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Humolli-Jashanica, kanë vizituar sot fëmijët që po marrin pjesë në kampin veror në “Parkun e Paqes”, një aktivitet tashmë tradicional i organizuar nga Manchester Aid Kosovo (MAK) në Podujevë.
Gjatë kësaj vizite, nënkryetarja Lahu dhe drejtoresha Humolli-Jashanica panë nga afër aktivitetet e ndryshme edukative, argëtuese dhe sociale që zhvillohen në kuadër të kampit, ku fëmijët kanë mundësi të shprehin kreativitetin përmes pikturës, lojërave dhe punëtorive të ndryshme.