Një burrë derisa po ruante një pronë private në fshatin Gojbul të Vushtrrisë u qëllua me armë zjarri, ku si pasojë mbeti i lënduar rëndë.
Gazetari korrespodent, Urall Boshnjaku për “Ora Shtatë” thotë se ngjarja ndodhi në objektin e familjes Gërbeshi në Vushtrri, ku sipas tij, kjo familje njihet për probleme të këtij lloji, e që rojtari i objektit ishte ai që pësoi, transmeton Klankosova.tv.