Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi janë mbytur në lumin Shkumbin.
Sipas informacioneve paraprake, të miturit kishin dalë duke ruajtur bagëtitë ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta të kësaj tragjedie, njofton EuronewsAlbania.