Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.
Një rast i posedimit të kokainës është zbuluar mbrëmë në Fushë Kosovë, ku një i ri u ndalua nga Policia gjatë një kontrolli të zakonshëm.
Burime të Sinjalit brenda organit të ndjekjes bëjnë të ditur se rreth orës 23:45, në rrugën “Agron Rrahmani” në Bresje, policia ndaloi një veturë BMW me ngjyrë hiri, brenda së cilës ishin tre persona.
Gjatë kontrollit, në një paketë cigaresh u gjet një sasi e dyshuar kokainë, me peshë 0.30 gram. I riu A.F., rreth 20-vjeçar mori përgjegjësinë, duke deklaruar se substanca është e tij dhe se ai është konsumues.
Pas konsultës me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti për “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”, ndërsa 21 vjeçari është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet pritet të vazhdojnë./Sinjali