https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë, Avokati i Popullit: Pasojë e gjendjes alarmante në siguri e shëndet në punë

Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë, Avokati i Popullit: Pasojë e gjendjes alarmante në siguri e shëndet në punë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të hënën në Gjakovë, ku dy persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës. Ata kanë rënë nga kati i tretë i një objekti që ishte në ndërtim, duke ndërruar jetë në vend.

Lidhur me këtë rast të rëndë, të martën ka reaguar edhe Avokati i Popullit, duke e cilësuar këtë si një tjetër dëshmi të gjendjes alarmante në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë në Kosovë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në reagimin e këtij institucioni thuhet se “këto ngjarje tragjike janë tregues i qartë i gjendjes alarmante që mbizotëron në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë dhe pasojë e mungesës së zbatimit efektiv të standardeve ligjore të përcaktuara për mbrojtjen e jetës dhe dinjitetit të. Këto raste janë tregues se gjendja me respektimin e të drejtave të të punësuarve, në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, vazhdon të jetë e brishtë”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Avokati i Popullit ka rikujtuar se ka ngritur vazhdimisht shqetësime për këtë çështje, përmes raporteve dhe rekomandimeve drejtuar institucioneve përgjegjëse.

“Avokati i Popullit, në kuadër të mandatit të tij kushtetues dhe ligjor, në vazhdimësi ka adresuar shqetësimet në lidhje me këtë çështje. Në raportin Ex officio Nr. 252/20211, të publikuar në shkurt 2024, është theksuar se prej vitit 2004 deri më 2021, janë evidentuar 232 vdekje të punëtorëve që kanë humbur jetën në vendin e punës ose si pasojë e kushteve të punës. Përkundër faktit që ky raport ka përfshirë rekomandime të qarta dhe të zbatueshme, autoritetet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë veprime të mjaftueshme për përmirësimin e gjendjes”, thuhet në reagim.

Tutje, ky institucion bën thirrje për veprim të menjëhershëm dhe të koordinuar institucional për parandalimin e aksidenteve të tilla tragjike.

ADVERTISEMENT

“Avokati i Popullit bashkëndjen me familjet e punëtorëve që kanë humbur jetën në këto aksidente. Avokati i Popullit ua tërheq vëmendjen autoriteteve për përgjegjësinë që kanë për veprim të menjëhershëm dhe të koordinuar në zbatim të detyrimeve lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë. Siç është e domosdoshme që Inspektorati i Punës të përmbush detyrimet ligjore, që përmes kontrollit në terren, veçanërisht në sektorët me rrezik të lartë të ndikoj në parandalim të aksidenteve në punë dhe mbrojtje e siguri”.

Në fund, theksohet edhe nevoja për hetim të plotë dhe përgjegjësi institucionale.

“Në anën tjetër autoritetet përgjegjëse kanë detyrim të veprojnë me qëllim të një hetimi të gjithanshëm, profesional dhe transparent për secilin rast të aksidentit në punë dhe duke vendos përgjegjësi institucionale në ushtrim të kontrollit efektiv në zbatim të masave ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë, si përgjegjësisë së shtetit për respektimin e të drejtës për jetë dhe përgjegjësisë që ka shteti për të garantuar sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Avokatit të Popullit.

Post Views: 77

Poste të ngjashme

Kamioni goditi 7 vetura të parkuara: Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku humbi jetën një shtetas i Serbisë

Kamioni goditi 7 vetura të parkuara: Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku humbi jetën një shtetas i Serbisë

16/09/2025, 8:45

Policia e Kosovës ka treguar detaje për vdekjen e djeshme në Podujevë. Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se...

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

38-vjeçarin në Ferizaj dyshohet se e vrau kushëriri, i cili më pas njoftoi Policinë vetë

16/09/2025, 8:23

Një 38-vjeçar është vrarë mbrëmë nga kushëriri i tij në fshatin Balaj të Ferizajt. Sipas Policisë së Kosovës, deri te...

E rëndë: Ky është i burgosuri që vdiq

E rëndë: Ky është i burgosuri që vdiq

16/09/2025, 8:19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku ka humbur jetën një i burgosur nga...

Siboci i jep mbështetje Shpejtim Bulliqit: Me këtë përkrahje, fitorja është e sigurt

Siboci i jep mbështetje Shpejtim Bulliqit: Me këtë përkrahje, fitorja është e sigurt

15/09/2025, 21:41

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, u mirëprit nga banorët e fshatit Siboc. Bulliqi...

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Vrasje në fshatin Balaj të Ferizajt

15/09/2025, 20:14

Një vrasje ka ndodh në fshatin Balaj të Ferizajt, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Kështu ka mësuar Gazeta Sinjali nga burimet...

Lajmi i fundit

Kamioni goditi 7 vetura të parkuara: Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku humbi jetën një shtetas i Serbisë

Kamioni goditi 7 vetura të parkuara: Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku humbi jetën një shtetas i Serbisë

16/09/2025, 8:45
E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

38-vjeçarin në Ferizaj dyshohet se e vrau kushëriri, i cili më pas njoftoi Policinë vetë

16/09/2025, 8:23
E rëndë: Ky është i burgosuri që vdiq

E rëndë: Ky është i burgosuri që vdiq

16/09/2025, 8:19
Siboci i jep mbështetje Shpejtim Bulliqit: Me këtë përkrahje, fitorja është e sigurt

Siboci i jep mbështetje Shpejtim Bulliqit: Me këtë përkrahje, fitorja është e sigurt

15/09/2025, 21:41
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv