https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Google zhvillon mjet të IA për të plotësuar boshllëqet në mbishkrimet romake

Google zhvillon mjet të IA për të plotësuar boshllëqet në mbishkrimet romake
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Mbishkrimet historike nga Perandoria Romake shpesh janë të vështira për t’u lexuar dhe të fragmentuara, por një mjet i ri i inteligjencës artificiale nga njësia kërkimore DeepMind e Google mund ta bëjë punën e historianëve shumë më të lehtë.

Mjeti, i quajtur Aeneas, sipas heroit mitik trojan, përdoret për të parashikuar se ku dhe kur janë bërë mbishkrimet dhe sugjeron fjalë që mund të plotësojnë pjesë të dëmtuara ose të humbura të tekstit, shkruan The Guardian.

“Aeneas ndihmon historianët të interpretojnë, atribuojnë dhe rindërtojnë tekste të fragmentuara latine,” tha Thea Sommerschield, një historiane në Universitetin e Nottinghamit e cila e zhvilloi mjetin në bashkëpunim me Google. “Kjo ishte një sfidë e madhe që i vumë vetes.”

Aeneas nuk funksionon si një motor kërkimi i thjeshtë që krahason fjalët, por kërkon lidhje më të thella historike midis mbishkrimeve. Është trajnuar në një bazë të dhënash prej pothuajse 200 mijë mbishkrimesh të njohura latine, të cilat së bashku përmbajnë rreth 16 milionë karaktere. Përveç tekstit, ndonjëherë përdor imazhe të mbishkrimeve për të gjetur modele të ngjashme dhe për të sugjeruar kontekstin, transmeton KosovaPress.

“Ajo që i bën të veçanta mbishkrimet romake është se ato u shkruan nga njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Nuk është histori e shkruar nga fituesit, por nga njerëz të zakonshëm”, tha Sommerschield.

Mbishkrimet variojnë nga mbishkrimet monumentale të mureve deri te dekretet perandorake, grafitet, poemat e dashurisë, të dhënat e biznesit dhe mesazhet e përditshme. Por shumica janë të dëmtuara, të paplota ose me origjinë të panjohur, duke e bërë të vështirë për studiuesit të punojnë me to.

Në teste, Aeneas tregoi rezultate mbresëlënëse. Kur iu kërkua të analizonte mbishkrimin e famshëm Res Gestae Divi Augusti, në të cilin Perandori August përshkroi arritjet e tij, IA sugjeroi dy korniza kohore të mundshme: dekada e parë e para Krishtit ose periudha midis viteve 10 dhe 20 të erës sonë – e cila përkon me debatet ekzistuese shkencore.

Në një rast tjetër, duke analizuar një mbishkrim në një altar kushtimor nga Mogontijaku i lashtë (tani Mainz, Gjermani), Aeneas gjeti ngjashmëri gjuhësore me mbishkrimet e mëparshme lokale, duke sugjeruar ndikimin e një burimi më të vjetër.

“Këto ishin momente që na lanë pa fjalë”, tha Sommerschield.

Programi gjithashtu mund të përcaktojë se nga cila nga 62 provincat romake vinte një mbishkrim dhe ta datojë atë brenda 13 viteve. Edhe pse funksioni i mbushjes së boshllëqeve u testua vetëm në mbishkrime tashmë të njohura, ai rezultoi jashtëzakonisht i dobishëm.

“Aeneas mund të aplikohet në të gjithë korpusin e mbishkrimeve ekzistuese për të përmirësuar interpretimet ekzistuese”, tha Jonathan Prag, profesor i historisë së lashtë në Universitetin e Oksfordit.

Post Views: 91

Poste të ngjashme

Siboci i jep mbështetje Shpejtim Bulliqit: Me këtë përkrahje, fitorja është e sigurt

Siboci i jep mbështetje Shpejtim Bulliqit: Me këtë përkrahje, fitorja është e sigurt

15/09/2025, 21:41

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, u mirëprit nga banorët e fshatit Siboc. Bulliqi...

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Vrasje në fshatin Balaj të Ferizajt

15/09/2025, 20:14

Një vrasje ka ndodh në fshatin Balaj të Ferizajt, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Kështu ka mësuar Gazeta Sinjali nga burimet...

Ankohet pacienti me kancer: Gati tre javë Onkologjia s’ofron kimioterapi e as imunoterapi – askush s’jep sqarime

Ankohet pacienti me kancer: Gati tre javë Onkologjia s’ofron kimioterapi e as imunoterapi – askush s’jep sqarime

15/09/2025, 18:17

Një qytetar në kushte anonimiteti, ka denoncuar për redaksinë e klankosova.tv, se në Klinikën e Onkologjisë në QKUK nuk po...

Zyrtare, Serbi – Shqipëri jo në Beograd

Zyrtare, Serbi – Shqipëri jo në Beograd

15/09/2025, 18:02

Tashmë është zyrtare. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk do të zhvillohet në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd. UEFA ka...

Podujevë: U shënua 27-vjetori i Betejës së Kaçandollit

Podujevë: U shënua 27-vjetori i Betejës së Kaçandollit

15/09/2025, 15:20

  Sot në Podujevë u përkujtua 27-vjetori i Betejës së Kaçandollit. Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë komandantë të Ushtrisë Çlirimtare...

Lajmi i fundit

Siboci i jep mbështetje Shpejtim Bulliqit: Me këtë përkrahje, fitorja është e sigurt

Siboci i jep mbështetje Shpejtim Bulliqit: Me këtë përkrahje, fitorja është e sigurt

15/09/2025, 21:41
E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Vrasje në fshatin Balaj të Ferizajt

15/09/2025, 20:14
Ankohet pacienti me kancer: Gati tre javë Onkologjia s’ofron kimioterapi e as imunoterapi – askush s’jep sqarime

Ankohet pacienti me kancer: Gati tre javë Onkologjia s’ofron kimioterapi e as imunoterapi – askush s’jep sqarime

15/09/2025, 18:17
Zyrtare, Serbi – Shqipëri jo në Beograd

Zyrtare, Serbi – Shqipëri jo në Beograd

15/09/2025, 18:02
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv