https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Dërgohen në arrest shtëpiak ish-zyrtarët e Komunës së Gjakovës, që keqpërdoren pozitën zyrtare

Dërgohen në arrest shtëpiak ish-zyrtarët e Komunës së Gjakovës, që keqpërdoren pozitën zyrtare

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurve A.B., E.B., A.L. dhe A.K., shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtare”.

Sipas kërkesës, gjatë viteve 2018 dhe 2019, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit A.B., drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, dhe E.B., udhëheqëse e Sektorit Urbanistik në Komunën e Gjakovës, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare dhe në bashkëkryerje, me dashje dhe në kundërshtim me interesin publik, kanë lëshuar pëlqime për parcelim të paligjshëm të pronave publike në dobi të palëve të treta A.L., M.Ll. dhe Sh.B., duke u mundësuar këtyre bartjen e pronës publike në emër të tyre dhe duke dëmtuar pasurinë e Komunës së Gjakovës dhe KBI-së në Gjakovë. Po ashtu, ekziston dyshimi se gjatë vitit 2019, A.L., drejtoreshë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, dhe A.K., jurist, kanë tejkaluar kompetencat duke miratuar regjistrime të reja të parcelave në kundërshtim me ligjin për kadastër dhe atë për të drejtat e pronës së paluajtshme, duke i bartur në mënyrë të kundërligjshme parcela dhe objekte në emër të palëve A.L., M.Ll. dhe Sh.B., duke dëmtuar interesin publik dhe pronën e institucioneve publike.

Me këto veprime të gjithë të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, në bashkëkryerje.

Në këtë procedurë, Prokuroria Themelore e Gjakovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve por gjyqtari i procedurës paraprake, Sulltan Dobraj, ka vlerësuar se në këtë fazë të procedurës penale masa e arrestit shtëpiak është e mjaftueshme për të siguruar praninë e katër  personave të pandehur, të parandalojë përsëritjen e veprës penale dhe të sigurojë zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Të pandehurit do të mbahet në arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 23 korrik 2025 dhe do të zgjasë deri më 23 gusht 2025.

ADVERTISEMENT

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Poste të ngjashme

45 aksidente trafiku e mbi 2000 gjoba trafiku

45 aksidente trafiku e mbi 2000 gjoba trafiku

18/11/2025, 10:31

Gjatë 24-të orëve të fundit në vendin tonë janë shkaktuar 45 aksidente trafiku ku prej tyre 19 me të lënduar...

Bie numri i nxënësve në shkollat e Kosovës, për pesë vjet mbi 20 mijë nxënës më pak

Anulohet procesi mësimor në Prishtinë për shkak të motit të keq

18/11/2025, 8:46

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka njoftuar se procesi mësimor për ditën e sotme është anuluar, për shkak të kushteve...

E rëndë: 12 vjeçari ther 14-vjeçaren në shkollë

E rëndë: 12 vjeçari ther 14-vjeçaren në shkollë

18/11/2025, 7:50

Një vajzë e mitur 14-vjeçare është therur me mjet të mprehtë nga një 12-vjeçar, pas një mosmarrëveshjeje të ndodhur dje...

Arrsetohet një person për vjedhje në Podujevë

Një 12-vjeçar dyshohet se ka therur me thikë një 14-vjeçare në një shkollë, Policia jep detaje

17/11/2025, 23:49

Një therrje me thikë ka ndodhur sot në një shkollë fillore në Prizren, ku një 12-vjeçar ka therur me thikë...

“I ka parë shokët pa gjymtyrë…”, rrëfimi i bashkëluftëtarit të Hamdi Zejnullahut

“I ka parë shokët pa gjymtyrë…”, rrëfimi i bashkëluftëtarit të Hamdi Zejnullahut

17/11/2025, 22:00

Ish-ushtari i UÇK-së, Enver Glloboderi nga Podujeva, ka rrëfyer historinë e takimit me Hami Zejnullahun, bashkëluftëtarin e ri që më...

Lajmi i fundit

45 aksidente trafiku e mbi 2000 gjoba trafiku

45 aksidente trafiku e mbi 2000 gjoba trafiku

18/11/2025, 10:31
Bie numri i nxënësve në shkollat e Kosovës, për pesë vjet mbi 20 mijë nxënës më pak

Anulohet procesi mësimor në Prishtinë për shkak të motit të keq

18/11/2025, 8:46
E rëndë: 12 vjeçari ther 14-vjeçaren në shkollë

E rëndë: 12 vjeçari ther 14-vjeçaren në shkollë

18/11/2025, 7:50
Arrsetohet një person për vjedhje në Podujevë

Një 12-vjeçar dyshohet se ka therur me thikë një 14-vjeçare në një shkollë, Policia jep detaje

17/11/2025, 23:49
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv