https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Përkujtohet Adem Demaçi, “Mandela” i Kosovës

Përkujtohet Adem Demaçi, “Mandela” i Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Sot mbushen shtatë vjet që kur ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përkujtoi sot këtë figurë të shquar të çështjes kombëtare shqiptare.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.

Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sot, njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit, sepse ai me punën dhe me veprën e tij, u bë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombit shqiptar, mbi pesë dekada.

Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, u shndërrua në një personalitet të përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare. Ai ka shkruar romanin “Gjarprijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritën vetëm pas viteve nëntëdhjetë.

Pasditen e 26 korrikut të vitit 2018, Demaçi ndërroi jetë. Në nderim të tij u organizuan shumë aktivitete shtetërore si dhe u mbajtën tri ditë zie në Kosovë.

Poste të ngjashme

Reagon Ekrem Hyseni: “Llapi e llapjanët kryefjalë të tyre e kanë mikpritjen!

Reagon Ekrem Hyseni: “Llapi e llapjanët kryefjalë të tyre e kanë mikpritjen!

23/05/2026, 18:12

  Në një reagim publik, Hyseni ka deklaruar se personat e porositur dhe të orkestruar nuk mund ta prishin traditën...

Bislimi akuzon Komunën e Prishtinës për punime pa leje te “Ishulli Urban”

Bislimi akuzon Komunën e Prishtinës për punime pa leje te “Ishulli Urban”

23/05/2026, 18:07

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka akuzuar Komunën e Prishtinës për zhvillim të punimeve të paautorizuara në hapësirën e mbrojtur...

Aksident në Fushë-Kosovë, treni godet një veturë

Aksident në Fushë-Kosovë, treni godet një veturë

23/05/2026, 16:56

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Kosovë. Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shihet se një...

Isufaj: Qeveria e ardhshme duhet të fokusohet në partneritetin strategjik me ShBA-në

Isufaj: Qeveria e ardhshme duhet të fokusohet në partneritetin strategjik me ShBA-në

23/05/2026, 16:31

Frymëzim Isufaj, ish-konsull i Kosovës në New York, ka deklaruar se qeveria e ardhshme që pritet të dalë pas zgjedhjeve...

Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini

Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini

23/05/2026, 16:20

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Malishevë ka marrë...

Lajmi i fundit

Reagon Ekrem Hyseni: “Llapi e llapjanët kryefjalë të tyre e kanë mikpritjen!

Reagon Ekrem Hyseni: “Llapi e llapjanët kryefjalë të tyre e kanë mikpritjen!

23/05/2026, 18:12
Bislimi akuzon Komunën e Prishtinës për punime pa leje te “Ishulli Urban”

Bislimi akuzon Komunën e Prishtinës për punime pa leje te “Ishulli Urban”

23/05/2026, 18:07
Aksident në Fushë-Kosovë, treni godet një veturë

Aksident në Fushë-Kosovë, treni godet një veturë

23/05/2026, 16:56
Isufaj: Qeveria e ardhshme duhet të fokusohet në partneritetin strategjik me ShBA-në

Isufaj: Qeveria e ardhshme duhet të fokusohet në partneritetin strategjik me ShBA-në

23/05/2026, 16:31
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv