https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti dhe Byrne flasin për bashkëpunimin Kosovë-Irlandë, në fushën e mbrojtjes

Kurti dhe Byrne flasin për bashkëpunimin Kosovë-Irlandë, në fushën e mbrojtjes
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ministrin e Irlandës për Çështje Evropiane dhe Mbrojtje, Thomas Byrne.

Temat qendrore të bisedës ishin marrëdhëniet bilaterale dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës, dhe fuqizimi i partneritetit në fushën e mbrojtjes.

Duke rikujtuar takimin e parë në korrik të vitit 2022, Kurti e falënderoi për vizitën e sërishme ministrin Byrne, që tregon për marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe, partneritetin dhe miqësinë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Irlandës.

Ai e falënderoi për kontributin e Irlandës për paqe dhe siguri në vend përmes pjesëmarrjes në misionin e NATO-s në Kosovë, dhe për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, në proceset integruese dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kurti foli për rritjen e ekonomisë që Kosova ka shënuar në katër vitet e fundit dhe avancimin e demokracisë si dhe reformat për anëtarësim në Bashkimin Evropian – me këtë rast theksoi rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat për Kosovën mbi bazën e meritokracisë.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Gjithashtu foli për investimet në mbrojtje dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës sipas kritereve dhe standardeve të vendeve anëtare të NATO-s, dhe gatishmërinë për bashkëpunim me Irlandën në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Potenciali i vendit tonë në fushën e teknologjisë, mundësitë për investime që ofron dhe roli i diasporës ishin po ashtu pika të diskutimit, në të cilat u theksua shembulli i mirë që Irlanda përfaqëson në zhvillimin e industrisë së teknologjisë nga i cili mund të përfitojë Kosova, dhe modeli irlandez i organizimit të diasporës, të cilin po e zbaton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Poste të ngjashme

Reagon Ekrem Hyseni: “Llapi e llapjanët kryefjalë të tyre e kanë mikpritjen!

Reagon Ekrem Hyseni: “Llapi e llapjanët kryefjalë të tyre e kanë mikpritjen!

23/05/2026, 18:12

  Në një reagim publik, Hyseni ka deklaruar se personat e porositur dhe të orkestruar nuk mund ta prishin traditën...

Bislimi akuzon Komunën e Prishtinës për punime pa leje te “Ishulli Urban”

Bislimi akuzon Komunën e Prishtinës për punime pa leje te “Ishulli Urban”

23/05/2026, 18:07

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka akuzuar Komunën e Prishtinës për zhvillim të punimeve të paautorizuara në hapësirën e mbrojtur...

Aksident në Fushë-Kosovë, treni godet një veturë

Aksident në Fushë-Kosovë, treni godet një veturë

23/05/2026, 16:56

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Kosovë. Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shihet se një...

Isufaj: Qeveria e ardhshme duhet të fokusohet në partneritetin strategjik me ShBA-në

Isufaj: Qeveria e ardhshme duhet të fokusohet në partneritetin strategjik me ShBA-në

23/05/2026, 16:31

Frymëzim Isufaj, ish-konsull i Kosovës në New York, ka deklaruar se qeveria e ardhshme që pritet të dalë pas zgjedhjeve...

Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini

Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini

23/05/2026, 16:20

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Malishevë ka marrë...

Lajmi i fundit

Reagon Ekrem Hyseni: “Llapi e llapjanët kryefjalë të tyre e kanë mikpritjen!

Reagon Ekrem Hyseni: “Llapi e llapjanët kryefjalë të tyre e kanë mikpritjen!

23/05/2026, 18:12
Bislimi akuzon Komunën e Prishtinës për punime pa leje te “Ishulli Urban”

Bislimi akuzon Komunën e Prishtinës për punime pa leje te “Ishulli Urban”

23/05/2026, 18:07
Aksident në Fushë-Kosovë, treni godet një veturë

Aksident në Fushë-Kosovë, treni godet një veturë

23/05/2026, 16:56
Isufaj: Qeveria e ardhshme duhet të fokusohet në partneritetin strategjik me ShBA-në

Isufaj: Qeveria e ardhshme duhet të fokusohet në partneritetin strategjik me ShBA-në

23/05/2026, 16:31
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv