https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Oda Ekonomike pret që ZRRE-ja ta respektojë vendimin e Gjykatës Komerciale

Oda Ekonomike pret që ZRRE-ja ta respektojë vendimin e Gjykatës Komerciale

Pas vendimit të Gjykatës Komerciale e cila ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për daljen në treg të hapur të bizneseve, përfaqësues të tyre kërkojnë që ky vendim të respektohet.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe juristë thonë se mos zbatimi i vendimit të Komerciales nga ZRRE-ja, përbënë vepër penale. Nga ZRRE-ja nuk kanë treguar për Radio Kosovën nëse do ta zbatojnë ose jo vendimin e Komerciales, por kanë paralajmëruar ankimim.

Një ditën kur do të skadonte afatit për daljen në treg të hapur të energjisë për bizneset me mbi 50 punëtorë ose mbi 10 milionë euro qarkullim në vit, Gjykata Komerciale vendosi të pezullojë një pjesë të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për liberalizimin e tregut të energjisë, duke i cilësuar si të kundërligjshme.

Radio Kosova ka pyetur ZRRE-në, nëse do ta respektojnë ose jo vendimin e Komerciales, për të cilin kanë paralajmëruar ankesë, por nga ky institucion nuk kanë kthyer përgjigje.

Procesi i tregut të lirë tashmë është proces i pezulluar nga Gjykata, thotë avokatja Blinera Osmani, përfaqësuese e biznesit që kishte paditur ZRRE-në për vendimin për kalimin në tregun e lirë të energjisë. Ajo shpreson që ZRRE-ja ta respektojë vendimin e Komerciales dhe ta ndalojë procesin e kalimit në treg të lirë të energjisë.

“Për sa i përket pikës së katërt – pezullimit të vendimit, ankesa nuk e ndalë ekzekutimin e vendimit në lidhje me pezullimin, që do të thotë se komplet procesi i tregut të lirë apo liberalizimit të energjisë elektrike duhet të stopohet deri në një vendim përfundimtar apo të formës së prerë nga Gjykata Komerciale”, tha ajo.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, kërkon nga ZRRE-ja që të respektohet vendimi i Komerciales për kalimin e bizneseve në treg të lirë të energjisë. Në të kundërtën, njëjtë si edhe juristja Osmani, Rafuna thotë se ZRRE-ja do të bënte vepër penale.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Nëse ZRRE -ja, sot paradite nuk merr vendim për ta pezulluar komplet vendimin për tregun e lire, sipas këtij aktgjykimi do të shkaktojë vepër penale, për shkak se moszbatimi i aktgjykimit paraqet vepër penale. Kështu që, ne kemi pritje që sot paradite ZRRE –ja, do të mblidhet në një mbledhje urgjente dhe të vendosë sipas aktgjykimit të Gjykatës Komerciale, për ta pezulluar daljen në treg të lirë, deri në një vendim meritor që do të vije nga gjykata apo që do të akordohemi të gjithë palët e interesit së bashku”, tha ai.

Radio Kosova ka pyetur Kompaninë Kosovare për Distribuuim me Energji Elektrike – KEDS, nëse kanë filluar me shkyçjen e konsumatorëve, ashtu siç i kishin paralajmëruar bizneset të mërkurën. Por, zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi, në një bisedë telefonike, nuk ishte i gatshëm të konfirmojë nëse kanë filluar apo jo me shkyçjen e konsumatorëve. Ai tha se për këtë të pyetet ZRRE-ja, por, edhe nga kjo e fundit nuk kanë treguar se a ka filluar shkyçja e konsumatorëve të cilët nuk kanë arritur kontrata për kalim në treg të hapur.

Post Views: 117

Poste të ngjashme

Ishte futur në ujë për t’i hedhur rrjetat, peshkatari 68 vjeçar u gjet i vdekur në lumin Mat

Ishte futur në ujë për t’i hedhur rrjetat, peshkatari 68 vjeçar u gjet i vdekur në lumin Mat

01/08/2025, 17:11

Policia e Lezhës bën me dije se, pas konstatimit të humbjes së 68-vjeçarit Dedë Qoku paraditen e kësaj të premteje...

Kurti emëron Kreshnik Haxhiun zëvendësdrejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

Kurti emëron Kreshnik Haxhiun zëvendësdrejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

01/08/2025, 16:52

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sipas propozimit të Drejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK), ka emëruar...

3 mijë e 658 lindje u realizuan në QKUK për gjashtë muaj

Rreth 1 orë pritje për të hyrë në Kosovë, 30 minuta për të dalë

01/08/2025, 16:32

Mërgimtarët kosovarë po presin deri në 1 orë për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare në Jarinje. Bazuar në...

3 mijë e 658 lindje u realizuan në QKUK për gjashtë muaj

3 mijë e 658 lindje u realizuan në QKUK për gjashtë muaj

01/08/2025, 16:13

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë lindur 3 mijë...

Vdes në QKUK punëtori 57 vjeçar që kishte rënë nga kulmi më 19 korrik në një fshat të Vushtrrisë

Vdes në QKUK punëtori 57 vjeçar që kishte rënë nga kulmi më 19 korrik në një fshat të Vushtrrisë

01/08/2025, 15:50

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se sot në QKUK ka vdekur punëtori 57 vjeçar i...

Lajmi i fundit

Ishte futur në ujë për t’i hedhur rrjetat, peshkatari 68 vjeçar u gjet i vdekur në lumin Mat

Ishte futur në ujë për t’i hedhur rrjetat, peshkatari 68 vjeçar u gjet i vdekur në lumin Mat

01/08/2025, 17:11
Kurti emëron Kreshnik Haxhiun zëvendësdrejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

Kurti emëron Kreshnik Haxhiun zëvendësdrejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

01/08/2025, 16:52
3 mijë e 658 lindje u realizuan në QKUK për gjashtë muaj

Rreth 1 orë pritje për të hyrë në Kosovë, 30 minuta për të dalë

01/08/2025, 16:32
3 mijë e 658 lindje u realizuan në QKUK për gjashtë muaj

3 mijë e 658 lindje u realizuan në QKUK për gjashtë muaj

01/08/2025, 16:13
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv