https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Fat i madh dhe lajm i jashtëzakonshëm” vazhdimi i projektit të MCC-së për bateritë

“Fat i madh dhe lajm i jashtëzakonshëm” vazhdimi i projektit të MCC-së për bateritë
Share on FacebookShare on Twitter

Përkundër shkurtimeve nga administrata e presidentit Donald Trump në raport me agjencinë amerikane Korporata e Sfidës së Mijëvjecarit – MCC , programi Kompakt për Kosovën, i përqendruar te projekti i baterive, do të vazhdojë.

Pasditen e së mërkurës, Presidenca kumtoi se kanë marrë njoftimin se projekti, nga i cili Kosova përfiton grant në vlerë 202 milionë dollarë nga MCC-ja, do të vijojë.

“Ky vendim me rëndësi të veçantë, vjen pas letrës që Presidentja Osmani i ka dërguar Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, si dhe pas takimit të suksesshëm të Presidentes Osmani me Zëvendës Sekretarin Landau, gjatë vizitës së saj zyrtare në ëashington, ku është diskutuar në detaje për përfitimet e dyanshme të këtij programi. Vetëm pak ditë pas këtij takimi të nivelit të lartë, administrata amerikane dha dritën e gjelbër për vazhdimin e Kompaktit, ndërsa Zëvendës Sekretari Landau ka luajtur një rol kyç në këtë vendimmarrje”.

Pos reagimeve në rrjete sociale, qeveritarët në detyrë nuk dhanë përgjigje lidhur me vazhdimin e projektit dhe procesin e funksionalizimit të Korporatës për Ruajtjen e Energjisë, e themeluar në mars të vitit të kaluar, si derivat i marrëveshjes.

Fat të madh dhe zhvillim të jashtëzakonshëm për sektorin e energjisë edhe ekonominë në përgjithësi, e cilësoi këtë vendim, eksperti i energjisë, Lulzim Syla i cili është anëtar i Bordit të MCA në Kosovë.

ADVERTISEMENT

“Është gjithashtu fat i mirë sepse nuk kemi humbur kohë gjatë kësaj periudhe, shkaku që projekti ka qenë i ndarë në faza, dhe faza e parë ka qenë dizajnimi i projektit që është një prej komponentëve më të rëndësishme dhe kryesore të përgatitjes së projektit. Kështu që ajo pjesë, për fat, më herët ka qenë e aprovuar dhe është punuar me kompanitë konsulente ndërkombëtare që janë përzgjedhë për dizajnim të projektit”, ka thënë Syla.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Pavarësisht vështirësive që kishte shkaktuar paqartësia për disa muaj, Syla tha se Kosova pati fat për shkak se projekti ishte i ndarë në faza dhe vendimi tani lehtëson rrugën përpara.

“Sigurisht se ka qenë sfidues strukturimi, përkatësisht organizimi i një entiteti të ri për shkak se nuk dihej saktë se si duhej të veprohej sa i përket resurseve humane, mbajtjes së tyre, pagesave e gjithë ato, por fatmirësisht kjo fazë është tejkaluar kështu që edhe në qoftë se ka pasur ndonjë zvogëlim të kapacitetit të resurseve humane, besoj që kjo do të kompensohet dhe do të lëvizë projekti përpara”, ka shtuar Syla.

Në fund të muajit prill, Ish-kryeministri Avdullah Hoti, kishte shkruar se “MCC po mbyllet” dhe kishte shtuar se Kosova do të humbë grantin, duke përmendur refuzimin e projektit të gazit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Muajin e kaluar, TV Dukagjini raportoi se përkundër shkurtimeve nga administrata Trump, Qeveria e Kosovës nuk kishte marrë njoftim për ndërprerjen e programit Kompakt.

Ndërkohë, me gjithë vonesat dhe mungesën e hollësive, procesi i rekrutimit të stafit të Korporatës për Ruajtjen e Energjisë është duke u zhvilluar.

Poste të ngjashme

Bie një pjesë e fasadës së objektit të OVL UÇK-së në Prishtinë

Bie një pjesë e fasadës së objektit të OVL UÇK-së në Prishtinë

23/05/2026, 14:42

Ka rënë pjesërisht fasada e objektit ku ndodhen zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës....

Vdes në moshën 69 vjeçare Drita Kuçi

Vdes në moshën 69 vjeçare Drita Kuçi

23/05/2026, 14:18

Ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare aktivistja dhe ish e burgosura politike, Drita Kuçi. Ajo ishte bashkëpunëtore e Ismajl...

Shpërthen mërgimtarja: 80% e diasporës s’dinë pse e votojnë Albin Kurtin

Shpërthen mërgimtarja: 80% e diasporës s’dinë pse e votojnë Albin Kurtin

23/05/2026, 13:52

Mëegimtarja Herolinda Avdili Rexhepi ka reaguar me deklarata të forta lidhur me votën e diasporës dhe mbështetjen për Albin Kurtin...

AAK mban nesër mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, përmbyllet procesi i brendshëm zgjedhor

AAK mban nesër mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, përmbyllet procesi i brendshëm zgjedhor

23/05/2026, 13:35

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbahet mbledhja e Kuvendit të Përgjithshëm, duke përmbyllur procesin...

Reshitaj: LDK-ja po hyn në zgjedhje me synimin për të dalë fituese

Reshitaj: LDK-ja po hyn në zgjedhje me synimin për të dalë fituese

23/05/2026, 13:21

Lidhja Demokratike e Kosovës po hyn në zgjedhjet e 7 qershorit me synimin për të dalë fituese, thotë kandidatja për...

Lajmi i fundit

Bie një pjesë e fasadës së objektit të OVL UÇK-së në Prishtinë

Bie një pjesë e fasadës së objektit të OVL UÇK-së në Prishtinë

23/05/2026, 14:42
Vdes në moshën 69 vjeçare Drita Kuçi

Vdes në moshën 69 vjeçare Drita Kuçi

23/05/2026, 14:18
Shpërthen mërgimtarja: 80% e diasporës s’dinë pse e votojnë Albin Kurtin

Shpërthen mërgimtarja: 80% e diasporës s’dinë pse e votojnë Albin Kurtin

23/05/2026, 13:52
AAK mban nesër mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, përmbyllet procesi i brendshëm zgjedhor

AAK mban nesër mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, përmbyllet procesi i brendshëm zgjedhor

23/05/2026, 13:35
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv