https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Rrezikonin pushuesit, 20 mjete të bllokuara nga Velipoja në Ksamil, Policia: 11 të shpëtuar në det

Rrezikonin pushuesit, 20 mjete të bllokuara nga Velipoja në Ksamil, Policia: 11 të shpëtuar në det
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Velipoja në Ksamil, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare po vijojnë monitorimet në të gjithë hapësirën detare, liqenore dhe lumore për sigurinë detare.

Gjatë javës janë kontrolluar 316 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të ndryshme, mes tyre 8 mjete që rrezikonin pushuesit duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë. Drejtuesit janë ndëshkuar me gjoba prej 100.000 lekësh secili.

Gjithashtu, falë ndërhyrjeve të shpejta në 8 raste emergjente, janë shpëtuar në det 11 shtetas, vendas dhe të huaj, që kishin mbetur në rrezik për shkak të dallgëve apo defekteve teknike.

Policia apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit detar dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112.

Njoftimi i Policisë

Vijon operacioni “SIGURIA DETARE”Monitorime intensive nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare.Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera nga Komani në Ksamil, janë bllokuar 20 mjete lundruese, 8 prej tyre për shkelje të perimetrit të sigurisë.

Gjithashtu, janë shpëtuar në det 11 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, po vijon kontrollet dhe monitorimet intensive në gjithë hapësirën detare, nga Velipoja në Ksamil, si dhe në zonat liqenore e lumore, për të evidentuar shkeljet që lidhen me:përdorimin e mjeteve lundruese pa dokumentacion përkatës,shkeljen e perimetrit të sigurisë,zhvillimin e aktiviteteve jashtë zonave të lejuara.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Gjatë javës janë kontrolluar 316 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.Konkretisht 12 jet ski, 4 skafe, 2 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar.8 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili.Ndërkohë, nga Ksamil në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 8 raste emergjente, për t’u ardhur në ndihmë 11 shtetasve, që kishin mbetur në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.

ADVERTISEMENT

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese:Mos shkelni perimetrin e sigurisë;Lundroni vetëm në zonat e lejuara;Pajisuni me mjetet e nevojshme të shpëtimit.

Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me disa të lënduar në rrugën Prishtinë–Podujevë

22/05/2026, 17:29

Në pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident ku kanë mbetur të lënduar tre persona. Këtë e...

Deri në 12 orë pritje në Onkologji për kimioterapi

Klinika e Onkologjisë punon vetëm ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

22/05/2026, 7:18

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), punon vetëm gjatë ditës. Kështu ka bërë të ditur për...

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14

Një shtyllë ka rënë mbi një veturë këtë të enjte në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht te Parku Industrial në Drenas. Sipas...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

21/05/2026, 14:44

Në fshatin Studençan të Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me disa të lënduar në rrugën Prishtinë–Podujevë

22/05/2026, 17:29
Deri në 12 orë pritje në Onkologji për kimioterapi

Klinika e Onkologjisë punon vetëm ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

22/05/2026, 7:18
Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv