https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

RTK-ja në krizë financiare, nesër protestohet para Kuvendit të Kosovës

RTK-ja në krizë financiare, nesër protestohet para Kuvendit të Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
ADVERTISEMENT

Radiotelevizioni i Kosovës vazhdon të përballet me një krizë të thellë financiare, si pasojë e mosndarjes të buxhetit për pjesën e dytë të vitit.

Ky ngërç financiar po e vë në rrezik funksionimin e transmetuesit publik dhe të drejtat e punëtorëve.

Në shenjë proteste për gjendjen e krijuar, nesër, dy sindikata të RTK-së, do të protestojnë para ndërtesës së kuvendit.

Kjo protestë përkrahet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, që thonë se për RTK-në duhet të gjendet një zgjidhje sa më parë.

Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës, ende nuk e kanë marrë pagën e muajit korrik, ndërkohë që nuk dihet se kur do t’i marrin këto e as se kur transmetuesit publik do t’i ndahet pjesa e dytë e buxhetit vjetor.

Situata e krijuar si pasojë e ngërçit politik në vend dhe moskonstituimit të kuvendit, po e vë në rrezik funksionimin e RTK-së dhe të drejtat e punëtorëve.

E, për të kundërshtuar gjendjen e krijuar, të martën, nga ora 11.00, dy sindikata të RTK-së, do të protestojnë para ndërtesës së kuvendit. Kryetari i Shoqatë Sindikatës të Radio Kosovës, Pajazit Krasniqi, teksa kërkon zgjidhje për ndarjen e buxhetit për RTK-në, thotë se kjo edhe do të jetë kërkesa kryesore.

“Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës, kanë thirrur për nesër një protestë të përgjithshme. Protesta do të mbahet para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, si themelues i RTK-së, ndonëse dihet se kuvendi nuk është funksional. Kërkesa e vetme do të jetë që qeveria në detyrë t’i alokojë sa më shpejtë mjetet – pra pjesën e dytë të buxhetit i cili për këtë vit i takon me ligj Radiotelevizionit të Kosovës”, tha ai.

Krasniqi, thotë se nëse nuk do të ndahet buxheti, sindikatat do të ndërmarrin masa tjera sindikale.

“Nëse deri në fillim të javës së ardhshme qeveria nuk e ndanë pjesën e dytë të buxhetit, atëherë jemi të detyruar të ndërmarrim edhe veprime të tjera sindikale, për gjendjen e rëndë financiare. Tek kriza financiare nuk është çështje vetëm paga, por edhe funksionimi pa pengesa i RTK-së”, tha ai.

Protesta e së martës, përkrahet edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Kryetari i saj, Xhemajl Rexha thotë se është për keqardhja që punëtorët e RTK-së të mos mund të i marrin pagat, ndonëse për këtë ka zgjidhje.

“Është për keqardhje që kjo thirrje e të gjithëve, e pikë se pari e RTK-së, menaxhmentit të saj dhe punëtorëve, kjo thirrje ndaj qeverisë nuk është dëgjuar. Nuk është dëgjuar as thirrja e faktorit vendor e ndërkombëtar që të ndahet buxheti për RTK-në. Qeveria e ka në dispozicion mundësinë që me një vendim të veçantë të ndajë buxhetin për gjashtë muajt e ardhshëm. E padyshim se një mosveprim i tillë do të shkaktoj dëme të mëdha në RTK”, deklaroi Rexha.

Për situatën e rëndë financiare në RTK, ditë më parë ka reaguar edhe Avokati i Popullit, Naim Qelaj, i cili iu është drejtuar me një letër zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme për situatën emergjente në të cilën ndodhet RTK. Në letrën e tij, Qelaj thekson rëndësinë jetike të një transmetuesi publik funksional në një shoqëri demokratike dhe të drejtën e punëtorëve për pagesa të rregullta dhe kushte dinjitoze pune.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me disa të lënduar në rrugën Prishtinë–Podujevë

22/05/2026, 17:29

Në pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident ku kanë mbetur të lënduar tre persona. Këtë e...

Deri në 12 orë pritje në Onkologji për kimioterapi

Klinika e Onkologjisë punon vetëm ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

22/05/2026, 7:18

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), punon vetëm gjatë ditës. Kështu ka bërë të ditur për...

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14

Një shtyllë ka rënë mbi një veturë këtë të enjte në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht te Parku Industrial në Drenas. Sipas...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

21/05/2026, 14:44

Në fshatin Studençan të Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me disa të lënduar në rrugën Prishtinë–Podujevë

22/05/2026, 17:29
Deri në 12 orë pritje në Onkologji për kimioterapi

Klinika e Onkologjisë punon vetëm ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

22/05/2026, 7:18
Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv