https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Tahiri për Specialen: Drejtësia duhet të vendoset mbi fakte, jo mbi manipulime të Serbisë

Tahiri për Specialen: Drejtësia duhet të vendoset mbi fakte, jo mbi manipulime të Serbisë
Share on FacebookShare on Twitter

Sot në orën 17:00 në Prishtinë do të mbahet një protestë gjithëpopullore kundër padrejtësisë në Gjyklatën Specialë në Hagë dhe në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mbështetje protestës i ka dhënë edhe deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online theksoi se qytetarët po kërkojnë drejtësi të bazuar në fakte dhe jo në manipulime të shërbimeve serbe.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Ju e dini që para kësaj ka qenë edhe një marsh: marshi për demokraci, i cili ka qenë i organizuar nga “Liria ka emër”. Në atë periudhë kemi marrë pjesë, ka qenë dy ditë para fillimit të gjykimit. Tani jemi pothuajse në fund të gjykimit dhe OVL thërret protestë. Siç kemi dalë në atë kohë, do të jemi edhe sot për të kërkuar drejtësi për udhëheqësit e UÇK-së, të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë.

Nuk kam dyshim që numri i qytetarëve do të jetë i madh, sepse sot ajo çka kërkojnë qytetarët është drejtësi për udhëheqësit e UÇK-së. Më e pakta çka mund të bëjmë është të kërkojmë drejtësi me standarde ndërkombëtare, mos të jetë me prova të manipuluara nga shërbimet serbe, sepse ajo ka qenë një nga shqetësimet më të mëdha”, tha Tahiri.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sipas tij, pjesëmarrja e madhe në protestë do të dërgojë një mesazh të qartë në mbrojtje të drejtësisë dhe lavdisë së UÇK-së.

“Drejtësia duhet të vendoset mbi fakte e jo mbi manipulime të Serbisë. Prezenca e madhe e qytetarëve të Kosovës, të cilët kërkojnë drejtësi për udhëheqësit e UÇK-së është një mesazh i qartë besoj që do të lexohet dhe të kuptohet drejt. E shoh fundin me një proces që padyshim që shpresojmë dhe besojmë që udhëheqësit e UÇK-së të jenë në Kosovë në fund të këtij procesi dhe të triumfojë lavdia e UÇK-së”, theksoi ai.

Sipas tij, mbështetja për udhëheqësit e UÇK-së ka qenë e vazhdueshme dhe e gjerë dhe lajmi për lirimin e tyre do të jetë një gëzim për të gjithë shqiptarët.

“Gjatë kësaj periudhe të gjykimit kemi qenë të pranishëm në një ambient, ku mbështetja e qytetarit të Kosovës ka qenë jashtëzakonisht e madhe në vazhdimësi, e kanë mbështetur kauzën e tyre pa dallim cilës parti i takon. Lajmi për lirimin e tyre do të jetë një lajm i madh që do t’i gëzohen, jo vetëm qytetarët e Kosovës, por të gjithë shqiptarët”, shtoi deputeti.

Protesta e sotme në Prishtinë kundër padrejtësisë së Gjykatës Speciale organizohet nga organizatat e dala nga lufta.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me disa të lënduar në rrugën Prishtinë–Podujevë

22/05/2026, 17:29

Në pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident ku kanë mbetur të lënduar tre persona. Këtë e...

Deri në 12 orë pritje në Onkologji për kimioterapi

Klinika e Onkologjisë punon vetëm ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

22/05/2026, 7:18

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), punon vetëm gjatë ditës. Kështu ka bërë të ditur për...

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14

Një shtyllë ka rënë mbi një veturë këtë të enjte në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht te Parku Industrial në Drenas. Sipas...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

21/05/2026, 14:44

Në fshatin Studençan të Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me disa të lënduar në rrugën Prishtinë–Podujevë

22/05/2026, 17:29
Deri në 12 orë pritje në Onkologji për kimioterapi

Klinika e Onkologjisë punon vetëm ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

22/05/2026, 7:18
Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv