Nderohet dëshmori Hasan Ramadani në 31-vjetorin e rënies
Sot, në Kompleksin Memorial në Penuhë, u bë nderimi i jetës dhe veprës së dëshmorit Hasan Ramadani, me rastin e 31-vjetorit të rënies së tij heroike.
Në këtë përvjetor të rëndësishëm, familjarë të dëshmorit, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta dhe qytetarë të shumtë u mblodhën për të bërë homazhe dhe për të vendosur lule pranë varrit të tij, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për sakrificën e tij në shërbim të atdheut.
Kryetari Shpejtim Bulliqi tha se Hasan Ramadani mbetet një prej figurave emblematike të qëndresës kombëtare dhe kujtimi për të do të jetojë gjithmonë ndër brezat që vijnë.