Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar sot nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e kanalit të ujitjes në fshatin Lupç i Poshtëm.
Ky projekt, me vlerë rreth 110 mijë euro, synon të përmirësojë kushtet për afro 80 hektarë tokë bujqësore, duke ofruar mundësi më të mëdha për ujitje dhe rritje të rendimentit për fermerët lokalë.
Kryetari Bulliqi theksoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturën bujqësore, duke e cilësuar bujqësinë si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik lokal. Ai garantoi se mbështetja për sektorin do të vazhdojë me projekte të tjera konkrete në terren.