https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Policia ndërhyn në ambientet e tri mediave në Shqipëri, reagon AGSh

Policia ndërhyn në ambientet e tri mediave në Shqipëri, reagon AGSh

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë është shprehur i alarmuar për ngjarjen ku thuhet se Policia ka Bllokuar zyrat e News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Sipas AGSh, “ky veprim alarmant përbën një shkelje flagrante të parimeve themelore të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes, të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

“Ndërhyrja e policisë, që pengon drejtpërdrejt punën e gazetarëve, është një akt i papranueshëm dhe përbën presion të hapur mbi median e lirë”, ka thënë AGSh në reagimin publik.

Asociacioni në fjalë ka kërkuar nga institucionet shtetërore të ndërpresin menjëherë këtë aksion, të garantojnë aksesin e gazetarëve në ambientet e punës dhe të respektojnë standardet demokratike për lirinë e medias.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Gjithashtu, i bëjmë thirrje organizatave vendore dhe ndërkombëtare për lirinë e shprehjes të monitorojnë nga afër këtë situatë dhe të reagojnë publikisht. I bëjmë thirrje institucioneve që çdo konflikt me televizionet private të zgjidhet me mirëkuptim dhe jo me forcë”, ka thënë AGSh.

Siç raportohet, ndërhyrja policore ka të bëjë me pronën ku gjenden këto media, e cila ka përplasur qeverinë dhe pronarët e këtyre mediave.

AGSh më tej deklaroi se është informuar në detaje për rrethimin e News 24, Balkanweb, Panorama e Gazeta Shqiptare nga forcat e policisë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

“Rezulton se: Policia dhe autoritet shtetërore nuk kanë paralajmëruar mediat për një ndërhyrje të tillë, duke mos ju dhënë kohë administratorëve të marrin masat e duhura. Për rrjedhojë, transmetimi është ndërprerë. Kjo ndërhyrje agresive e autoriteteve qeveritare ka bllokuar trasmetimin dhe punën e një ekipi prej 200 punonjësish të medias. Konflikti për pronën ku operojnë këto media, vjen në kushtet e një klime përplasëse, mes qeverisë dhe pronarëve të këtyre mediave. Ka dyshime të arsyeshme për hakmarrje ndaj këtyre mediave për shkak të politikës editoriale”, ka thënë AGSh.

Prandaj, Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë ka bërë thirrje që Policia të largohet menjëherë dhe të lejojë gazetarët dhe ekipin mediatik të vijojnë transmetimet.

“Të garantohet menjëherë liria e shprehjes dhe e ushtrimit të funksioneve të të gjithë gazetarëve të kësaj Redaksie. Palët kontraktuese të godinës në fjalë të ulen menjëherë në një negociatë të sinqertë e të ndershme për të gjetur një zgjidhje, e cila në çdo rast duhet të garantojë një tranzicion të butë e pa shkëputur misionin e medias në shërbim të publikut”, tha AGSh.

Sipas kësaj organizate që merret me mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe mediave, “pamjet e sotme përpara katër mediave, i ngjajnë klimës mediatike në Rusi, dhe ky nuk është modeli për të cilin ne  punojmë si shoqëri”. /Klankosova.tv

Post Views: 123

Poste të ngjashme

Haziri për vrasjen e trefishtë: Gjilani është shndërruar në qytet të kronikës së zezë – të zbardhen këto raste

Haziri për vrasjen e trefishtë: Gjilani është shndërruar në qytet të kronikës së zezë – të zbardhen këto raste

10/08/2025, 16:11

Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në këtë...

Sezon jo i mirë? Rama paralajmëron masa radikale për verën e vitit të ardhshëm

Sezon jo i mirë? Rama paralajmëron masa radikale për verën e vitit të ardhshëm

10/08/2025, 15:56

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar masa radikale për vitin e ardhshëm lidhur me sezonin turistik veror, për të...

Vrasja e trefishtë në Gjilan, Krasniqi: Institucionet të veprojnë shpejt

Vrasja e trefishtë në Gjilan, Krasniqi: Institucionet të veprojnë shpejt

10/08/2025, 15:44

Ngjarja tragjike e sotme në Gjilan, ku u vranë tre persona, ka tronditur opinionin publik. Lidhur me këtë rast, ka...

Rasti i Labanit, Çitaku – Haxhiut: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp

Rasti i Labanit, Çitaku – Haxhiut: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp

10/08/2025, 15:26

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas deklaratave të saj për...

Kixa-Xhelili i reagon Haxhiut: Vendimi s’varej nga Llabani, dy nga gjyqtarët janë zgjedhur me vota tuaja

Kixa-Xhelili i reagon Haxhiut: Vendimi s’varej nga Llabani, dy nga gjyqtarët janë zgjedhur me vota tuaja

10/08/2025, 15:14

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Ajo...

Lajmi i fundit

Haziri për vrasjen e trefishtë: Gjilani është shndërruar në qytet të kronikës së zezë – të zbardhen këto raste

Haziri për vrasjen e trefishtë: Gjilani është shndërruar në qytet të kronikës së zezë – të zbardhen këto raste

10/08/2025, 16:11
Sezon jo i mirë? Rama paralajmëron masa radikale për verën e vitit të ardhshëm

Sezon jo i mirë? Rama paralajmëron masa radikale për verën e vitit të ardhshëm

10/08/2025, 15:56
Vrasja e trefishtë në Gjilan, Krasniqi: Institucionet të veprojnë shpejt

Vrasja e trefishtë në Gjilan, Krasniqi: Institucionet të veprojnë shpejt

10/08/2025, 15:44
Rasti i Labanit, Çitaku – Haxhiut: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp

Rasti i Labanit, Çitaku – Haxhiut: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp

10/08/2025, 15:26
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv