Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Doganën e Kosovës për 26-vjetorin e themelimit dhe diplomimin e gjeneratës së re të oficerëve doganorë.
Në një postim, Haradinaj theksoi se ky institucion, i ngritur në ditët e para të lirisë, vazhdon të mbetet një nga shtyllat kryesore të sovranitetit të vendit.
Ai e cilësoi Doganën një mbrojtëse të kufijve, ekonomisë dhe sigurisë së Kosovës, duke uruar zyrtarët doganorë dhe oficerët e rinj për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në detyrë.