https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Zjarret në Gramsh, konfirmohet viktima e parë në Shqipëri

Zjarret në Gramsh, konfirmohet viktima e parë në Shqipëri

Është konfirmuar viktima e parë nga zjarret e këtij viti në Shqipëri. Bëhet fjalë për një të moshuar nga fshatrat e Gramshit, ku situata paraqitet alarmante dhe kritike për banorët e zonës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në fshatrat Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të Gramshit, zjarri masiv ka përfshirë edhe banesa, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Burime nga terreni raportojnë se disa banorë kanë mbetur të bllokuar, ndërsa situata mbetet kritike, raporton euronews.al.

Dyshohet gjithashtu se edhe ekipet që janë nisur për të evakuuar banorët janë bllokuar nga flakët.

Për shkak të tymit të dendur, nuk mund të afrohen as ambulancat, as zjarrfikësit dhe as autoritetet.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Një grua është bllokuar në fermë së bashku me dy fëmijët e saj në Bulçar të Gramshit dhe po kërkon ndihmën e autoriteteve.

Në fshatin Sosëm është aktivizuar një vatër e re pranë banesave, ndërsa raportohet për banorë të lënduar që nuk kanë mundur të marrin ndihmë për shkak të kushteve të rënda.

I gjithë fshati Skënderbegas është në proces evakuimi, megjithëse shumë banorë, me lot në sy për shtëpitë që po digjen, refuzojnë të largohen.

Autoritetet kanë bërë thirrje urgjente për banorët e Kullollasit, Bletës dhe Menkollarës që të largohen menjëherë dhe të bashkëpunojnë për evakuimin e sigurt.

Aktualisht po evakuohet e gjithë njësia administrative Skënderbegas, ndërsa drejt zonës janë nisur katër helikopterë.

Forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile punojnë pa ndërprerje për shuarjen e flakëve, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga autoritetet.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, është nisur drejt Gramshit për të monitoruar situatën. Në terren janë angazhuar 80 forca të Forcave të Armatosura së bashku me njësitë vendore, të cilat punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarreve.

ADVERTISEMENT

Autoritetet apelojnë për bashkëpunim maksimal nga banorët dhe bëjnë të ditur se kanë vënë në dispozicion të gjitha burimet për menaxhimin e situatës emergjente.

Ndërkohë, Teqeja e Shemberdhenjes është shkrumbuar nga flakët dhe raportohet se një person dyshohet të jetë bllokuar brenda saj.

Vatra aktive zjarresh janë regjistruar në fshatra të njësisë Skënderbegas, duke përfshirë Kullollas, Bletëz, Sojnik, Mukaj dhe Kukur.

Deri më tani, përballja me flakët është bërë vetëm me zjarrfikëset e bashkisë dhe punonjësit vullnetarë, ndërsa ndërhyrja e forcave të armatosura dhe shërbimeve të emergjencës pritet të intensifikohet.

Poste të ngjashme

Atentat në Shkodër, qëllohet me armë drejt një veture në lëvizje

Atentat në Shkodër, qëllohet me armë drejt një veture në lëvizje

15/11/2025, 21:48

Mbrëmjen e kësaj të shtune janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri pranë rrethrrotullimit të Koplikut, në Shkodër të Shqipërisë....

UEFA merr vendimin, ja ku do të zhvillohet ndeshja mes Islandës e Kosovës

Foda zyrtarizon 11-të liderët e historisë, ky është formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovenisë

15/11/2025, 19:35

  Në formacion është rikthyer mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova. Në sulm është vendosur, Vedat Muriqi së...

Podujevë: U mbajt turneu memorial i futbollit “Astrit Dehari”

Podujevë: U mbajt turneu memorial i futbollit “Astrit Dehari”

15/11/2025, 19:29

Sot në Podujevë u mbajt turneu memorial i futbollit “Astrit Dehari”, ku morën pjesë aktivistë nga shumica e qendrave të...

FSK nis marshin kondicional në Gërmi, Maqedonci publikon pamjet

FSK nis marshin kondicional në Gërmi, Maqedonci publikon pamjet

15/11/2025, 9:14

FSK nis marshin kondicional në Gërmi, Maqedonci publikon pamjet Forca e Sigurisë së Kosovës sot ka nisur stërvitjet në parkun...

“I mbijetuam Luftës në Kosovë, e ai vdiq në ShBA”, flet i përlotur vëllai i Burim Havollit (VIDEO)

“I mbijetuam Luftës në Kosovë, e ai vdiq në ShBA”, flet i përlotur vëllai i Burim Havollit (VIDEO)

14/11/2025, 21:31

Blerim Havolli, vëllai i Burim Havollit, që vdiq dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka folur i përlotur në...

Lajmi i fundit

Atentat në Shkodër, qëllohet me armë drejt një veture në lëvizje

Atentat në Shkodër, qëllohet me armë drejt një veture në lëvizje

15/11/2025, 21:48
UEFA merr vendimin, ja ku do të zhvillohet ndeshja mes Islandës e Kosovës

Foda zyrtarizon 11-të liderët e historisë, ky është formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovenisë

15/11/2025, 19:35
Podujevë: U mbajt turneu memorial i futbollit “Astrit Dehari”

Podujevë: U mbajt turneu memorial i futbollit “Astrit Dehari”

15/11/2025, 19:29
FSK nis marshin kondicional në Gërmi, Maqedonci publikon pamjet

FSK nis marshin kondicional në Gërmi, Maqedonci publikon pamjet

15/11/2025, 9:14
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv