Një sipërfaqe e konsiderueshme mali në fshatin Tugjec të Kamenicës është kapluar nga zjarri. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërsa banorët raportojnë se kanë njoftuar zjarrfikësit.
Në ditët e fundit, vendi është përballur me disa vatra zjarri, disa më të përhapura e të tjera më të kontrollueshme.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar me ndezjen e zjarreve në ambient të hapur, për të parandaluar rrezikun ndaj natyrës dhe pronës.