https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

633 zjarre të regjistruara këtë javë nga AME, nëntë vatra mbeten aktive

633 zjarre të regjistruara këtë javë nga AME, nëntë vatra mbeten aktive
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia për Menaxhim të Emergjencave (AME) ka njoftuar të mërkurën se gjatë javës së fundit janë raportuar 633 zjarre në gjithë territorin e Kosovës, ndërsa aktualisht nëntë vatra janë aktive.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se deri më sot janë arrestuar 23 persona për zjarrëvënie të qëllimshme.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në një konferencë për media, drejtori i AME-së, Genc Metaj tha se falë ndërhyrjes profesionale nga ekipet e tjera ndihmuese, përfshirë edhe KFOR-in, zjarret kanë arritur të lokalizohen.

Metaj tha se gjendja është stabile, por e brishtë shkak i temperaturave të larta dhe zjarrëvënieve të qëllimshme.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Tutje drejtori AME-së theksoi se sfidë mbetet vetëdijësimi i qytetarëve, prandaj çdo neglizhencë do të pasohet me dënime ligjore.

“Vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar mbi 633 zjarre… Falë ndërhyrjes profesionale të zjarrëfikjes por edhe asistencë nga policia e kosovës dhe qytetarët zjarret kanë arritur te lokalizohen krmi pasur intervenim edhe të KFOR në Kçiq të vogël dhe në Kamenicë. Momentalisht i kemi nëntë vatra aktive dhe po punohet që edhe këto të shuhen plotësisht. Gjendja aktuale në vend është stabile, por e brishtë për shkak të temperaturave, thatësirave dhe zjarrvënieve të qëllimshme. Ndalohen të gjitha format e ndrzjes së zjarreve në hapësira të hapurave të vendit çdo neglizhencë, qëllim apo pakujdesi do të trajtohet seriozisht dhe do të pasojë me dënime ligjore. Apelojmë tek qytetarët për kujdes maksimal dhe te angazhohen dhe të marrin veprimet e nevojshme parandaluese. Bashkëpunimi ndërinstitucional është në nivel të duhur, por sfidë mbetet vetëdijësimi i qytetarëve”, tha Metaj.

Ndërsa, drejtori i divizionit të komunikacionit rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi bëri të ditur se Policia ka arrestuar 23 persona dhe ka inciuar 193 raste që lidhen me zjarrvënie të qëllimshme duke shkaktuar rrezik të përgjitshëm.

ADVERTISEMENT

Ai kërkoi nga qytetarët të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre dhe të ketë një bashkëpunim me institucionet për t’i parandaluar bashkarisht ato.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me AME po punon për parandalimin e zjarreve me kapacitete të plota për të parandaluar zjarret dhe pasojat qoftë tek njerëzit apo vendbanimet. Policia në kuadër të bashkëpunimeve iu ka përgjigj të gjithave rasteve të raportuara. Policia e Kosovës deri sot ka arrestuar 23 persona, ka inicuar 193 raste që kanë të bëjnë me shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm me nenin që ka të bëjë me zjarrëvenie. Apleoj te qytetarët të kenë kujdes që të kemi me pak zjarre por edhe të parandalojmë bashkarisht dhe të kemi më shumë siguri për banorët”,shtoi Rexhepi.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me disa të lënduar në rrugën Prishtinë–Podujevë

22/05/2026, 17:29

Në pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident ku kanë mbetur të lënduar tre persona. Këtë e...

Deri në 12 orë pritje në Onkologji për kimioterapi

Klinika e Onkologjisë punon vetëm ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

22/05/2026, 7:18

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), punon vetëm gjatë ditës. Kështu ka bërë të ditur për...

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14

Një shtyllë ka rënë mbi një veturë këtë të enjte në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht te Parku Industrial në Drenas. Sipas...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

21/05/2026, 14:44

Në fshatin Studençan të Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me disa të lënduar në rrugën Prishtinë–Podujevë

22/05/2026, 17:29
Deri në 12 orë pritje në Onkologji për kimioterapi

Klinika e Onkologjisë punon vetëm ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

22/05/2026, 7:18
Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv