Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë tha se ka ndaluar dy persona me inicialet X.E dhe B.E, në pikën kufitare në mes të Serbisë dhe Hungarisë – Horgosh. Ata, siç thuhet në njoftim, dyshohen për krime lufte në Kosovë, më 1999.
Ministria e Jashtme e Serbisë nuk përmendi nacionalitetin e personave veçse tha se ata dyshohet se “më 9 gusht 1999, në Rahovec kanë rrëmbyer civilë me kombësi serbe”.
Të ndaluarit dyshohet se mund të jenë shqiptarë.
Sipas njoftimit ata janë ndaluar për 48 orë dhe më pas do të dalin para prokurorit.
KosovaPress ka pyetur Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës lidhur me këtë çështje, por nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.