https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Çështja e “tregut të lirë” të energjisë dhe shkyqja e paralajmëruar, Ajvazi me një njoftim për bizneset

Çështja e “tregut të lirë” të energjisë dhe shkyqja e paralajmëruar, Ajvazi me një njoftim për bizneset

Pas vendimit të Gjykatës Komerciale, Dhomat e Shkallës së Dytë, vendim i cili luajti në favor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë – Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve Vendor doli me një njoftim për bizneset që janë vendosur detyrueshëm në tregun të ashtuquajtur të lirë në dritën edhe të paralajmërimit për shkyqje nga rrjeti energjetik që bëri dje ZRRE-ja.

Postimi i Ajvazit:

Informim i rëndësishëm për bizneset e posaçërisht bizneset pa kontrata në tregun e lirë të energjisë!

Në tregun e lirë të energjisë elektrike, furnizimi sigurohet në bazë të blerjes një (1) ditë përpara ditës së konsumit.

Pas anulimit të masës së pezullimit nga Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale, ZRrE ka njoftuar nga data 16 gusht 2025 do të ndërpritet furnizimi me energji elektrike për të gjitha bizneset që nuk kanë kontratë aktive me një furnizues të licencuar në tregun e lirë.

Duke qenë se data 16 gusht bie e shtunë, ndërprerja praktike për subjektet pa kontratë mund të zgjasë deri të martën 19 gusht 2025, pasi nëse kontrata nuk nënshkruhet deri të premten, e shtuna dhe e diela janë ditë pushimi, ndërsa e hëna do të shërbejë vetëm për lidhjen e kontratës që hyn në fuqi nga dita pasuese – e martë.

Ky informim ka për qëllim të shmangë dëmtimin edhe më të madh të bizneseve përmes ndërprerjes së furnizimit me energji, pavarësisht kostove të larta që do të paguhen në tregun e lirë.

Ndërkohë, për energjinë e konsumuar nga data 31.07 deri më 16.08.2025, deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga ZRrE se si do të faturohet kjo periudhë.

Gjendja aktuale e bizneseve:

• Bizneset që kanë fituar masën e sigurimit gjatë muajit korrik janë kthyer në tregun e rregulluar.

• Bizneset që kanë ngritur padi individuale janë ende në pritje të aktvendimit nga gjykata; nëse gjykata vendos në favor të biznesit, ZRrE ka detyrim t’i kthejë ato në tregun e rregulluar, njësoj siç ka vepruar tashmë në disa raste individuale.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sipas të dhënave, rreth 1,000 kompani nuk i plotësojnë kriteret ligjore për dalje në treg, por megjithatë janë nxjerrë në mënyrë të detyruar. Vetëm rreth 300 kompani i plotësojnë dy kriteret ligjore.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Beteja ligjore vazhdon, dhe do të ishte në interes të të gjithëve që kjo çështje të zgjidhet me vendime të formës së prerë nga gjykata sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të minimizohet dëmi potencial që mund të ndodhë pas shpalljes së aktgjykimeve përfundimtare.

Çdo dëm financiar i shkaktuar në këtë proces, në mënyrë indirekte në fund do të paguhet nga xhepi i qytetarëve.

Post Views: 43

Poste të ngjashme

Trump: Besoj se Putini është i gatshëm të arrijë marrëveshje

Trump: Besoj se Putini është i gatshëm të arrijë marrëveshje

14/08/2025, 17:56

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se beson që homologu i tij rus, Vladimir Putin, do të arrijë një marrëveshje dhe...

Arrestohet një zyrtar korrektues, policia jep detaje

Arrestohet një zyrtar korrektues, policia jep detaje

14/08/2025, 17:46

Gjatë ditës së sotme është arrestuar një zyrtar korrektues lidhur me arratisjen që ndodhi disa ditë më herët në Qendrën...

Kontingjent i forcave rezervë të NATO-s zbarkon në Kosovë – Garda Skoceze në mision stërvitor me KFOR-in

Kontingjent i forcave rezervë të NATO-s zbarkon në Kosovë – Garda Skoceze në mision stërvitor me KFOR-in

14/08/2025, 16:39

KFOR ka njoftuar se një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka filluar vendosjen e përkohshme në Kosovë. Në njoftim...

Asambleisti më aktiv i Komunës së Podujevës, Ekrem Rrahmani, hyn në garë për mandatin e dytë

Asambleisti më aktiv i Komunës së Podujevës, Ekrem Rrahmani, hyn në garë për mandatin e dytë

14/08/2025, 16:06

  Ekrem Rrahmani nga radhet e LDK-së i njohur si një nga asambleistët më aktivë të Komunës së Podujevës gjatë...

Arrestohet një oficer korrektues, ministrja Haxhiu jep detaje!

Arrestohet një oficer korrektues, ministrja Haxhiu jep detaje!

14/08/2025, 16:03

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se në kuadër të hetimeve për arratisjen nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë,...

Lajmi i fundit

Trump: Besoj se Putini është i gatshëm të arrijë marrëveshje

Trump: Besoj se Putini është i gatshëm të arrijë marrëveshje

14/08/2025, 17:56
Arrestohet një zyrtar korrektues, policia jep detaje

Arrestohet një zyrtar korrektues, policia jep detaje

14/08/2025, 17:46
Kontingjent i forcave rezervë të NATO-s zbarkon në Kosovë – Garda Skoceze në mision stërvitor me KFOR-in

Kontingjent i forcave rezervë të NATO-s zbarkon në Kosovë – Garda Skoceze në mision stërvitor me KFOR-in

14/08/2025, 16:39
Asambleisti më aktiv i Komunës së Podujevës, Ekrem Rrahmani, hyn në garë për mandatin e dytë

Asambleisti më aktiv i Komunës së Podujevës, Ekrem Rrahmani, hyn në garë për mandatin e dytë

14/08/2025, 16:06
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv