Mosekzekutimi i pagave për punonjësit e RTK-së sot është bërë sebep i një përplasje të re në mes të qeverisë në detyrë dhe partive që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë.
Këta të fundit kanë akuzuar pushtetit se në mënyrë të qëllimshme nuk po ia alokon RTK-së mjetet financiare, të cilat i ka të parapara me Ligjin për Buxhetin për vitin 2025. Madje, ata e kanë ftuar qeverinë që të veprojë ashtu siç kishte vepruar Qeveria Hoti, kur alokimi e mjeteve për RTK-në e kishte bërë me një vendim të qeverisë, pa vendim të komisionit përkatës parlamentar.
Pas kritikave të shumta se pse qeveria nuk po e ndjek këtë praktikë, deputetët të VV-së dhe eksponentë të lartë të kësaj partie kanë ftuar prokurorinë që të hetojë këtë rast.
Një gjë të tillë e ka bërë koordinatorja e komiteteve në VV, Dejona Mihali.
“Është mirë Prokuroria të marrë në pyetje edhe profesorëshë Hykmeten edhe Profesor Avdullah Hotin. Në fakt tashmë duhet t’i kishte thirrur me urgjencë. Se pastaj ankohet Prokuroria, veçanërisht ajo speciale që u themi jeni pjesë e agjendës opozitare. Po thonë haptas që me vetëdije të plotë, qëllimshëm kanë shkelur një mori ligjesh të financave dhe kanë transferuar mjete financiare në RTK paligjshëm në vitin 2021 kur ishin vetëm qeveri në detyrë dhe të shpallur antikushtetues. Njëjtë me gjasë ka ndodhur edhe në vitin 2014 me qeverinë Thaçi në detyrë dhe me qeverinë Haradinaj në detyrë”, ka shkruar ajo në profilin e tij në “Facebook”.
Ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se në vendimin e vitit 2021 nuk ka pasur asgjë joligjore.
“Nëntoka e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila për gati 5 vjet në pushtet, me kontroll absolut në pothuaj të gjitha institucionet, nuk ka gjetur asnjë shkelje, as për Avdullah Hotin, as për mua, sot po i bën thirrje Prokurorisë Speciale të merret me ne se kinse paskemi bërë shkelje në vitin 2021 kur nuk i kemi lënë 700 punëtorë të RTK-së pa paga. Jo, nuk ka qenë shkelje ligjore. Vendimi i vitit 2021, ka qenë zgjidhje pragmatike brenda ligjit, sepse ne nuk kemi pasë fytyrë si ju me marrë paga për vete dhe me i dënu 700 punëtorë të Radio Televizionit Publik”, ka shkruar ajo, duke dhënë detaje tjera.
“Për më tepër në pikën 4 të vendimit Nr. 05/60, datë 27.01.2021, për ndarjen e buxhetit për RTK-në thuhet ”????????̈ ???????????????? ???????? ???????????????????????????????????? ????????̈???????????????????????? ???????????????????????????????????????? ???? ????????????????????????????, ???????????? ???????????????????????????????????????? ????????̈ ???????????????????????? ???????? ???????????????????? ????????, ???????????????????????????????????? ???????? ???? ???????????????????????? ????????. ????????/????-???????????? ???????????? ???????????????????????????? ???????????????????????????????????? ????????̈???? ???????????????????????????????? ???? ????????????????????????????????????̈???? ????????̈ ????????????????????????̈???? ????????̈???? ???????????????????? ????????????????, ???????????????????????????????????????? ???????? ???????????????????????????????????????? ???? ???????????????????? ???????????? ????????????????̈ ????????̈ ????????????????????????????????????, ???????????????????????????????????? ???????????????????????????? ???? ????????????????????????????????????̈???? ????????̈ ????????????????????????̈???? ????????̈ ????????̈ ????????̈???? ????????????????????????????̈, ????????̈???????????????????????????????????????? ????????????????????????????????????????̈ ????????̈????????̈ ????????????????????̈ ???????????? ????????????????????????????????????̈???? ????????????????????????, ???????? ????????̈???????????????? ????????̈ ????????̈???????????????????????????????????????????? ????????????????̈???? ???????????????????? ???? ???????????????????????????????? ???????????? ???????????????????????????????????? ???????? ???????????????????????? ????????̈ ???????????????? ????????̈ ???????????????????????????????????????? ???????????? ???????????????????????????????????????? ???????????????????????? ???????????????????? ???????????????????????? ???????????????? ???????????? ????????????”. Armend Muja nga radhet e LVV-së ka qënë kryetar i Komisionit dhe asnjëherë nuk ka evidentuar asnjë shkelje – kjo është e vërteta”, ka vlerësuar Bajrami.
Megjithatë, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, vazhdon të besoi se vendimi i 2021 Qeveria Horti është rrugë joligjore.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Ligji i Buxhetit thotë se buxheti i RTK-së alokohet vetëm vendimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere. “Komisioni për Buxhet që do duhej me i nda mjetet, nuk ekziston aktualisht sepse partitë opozitare po e mbajnë të bllokuar konstituimin e Kuvendit duke mos marrë pjesë në votim tash e disa muaj. Të njejtit që po e mbajnë Kuvendin të bllokuar duke mos votuar, tani po mundohen që mungesën e alokimit të buxhetit të RTK-së t’ia faturojnë Qeverisë. Po të mos e kishin bllokuar opozita konstituimin e Kuvendit, çështja e buxhetit të RTK-së as që do të ishte temë, sepse buxheti alokohet me automatizëm, sapo të ketë vendim nga Komisioni për Buxhet”, ka shkruar ai, duke i vazhduar kritikat ndaj ish-partive opozitare.
“Bllokuesit e Kuvendit, tani po na tregojnë qysh ata e kanë shkelur ligjin duke miratuar në Qeveri alokimin e buxhetit për RTK për 3 muaj në vitin 2021, dhe po kërkojnë që edhe Qeveria jonë të bëjë të njejtën shkelje. Në fakt, pikërisht për të evituar një situatë të tillë Komisioni për Buxhet nën kryesimin e deputetit Armend Muja kishte miratuar qysh në dhjetor të vitit të kaluar pagesën e këstit, jo për 3 muaj siç bëhet zakonsiht, por për 6 muaj (janar-qershor 2025). Kjo ishte bërë duke llogaritur në ndonjë vonesë eventuale deri në formimin e institucioneve pas muajit mars. Por askush se ka menduar që PDK, LDK, dhe AAK do ta mbajnë të bllokuar kuvendin për kaq gjatë, vetëm e vetëm se janë kundër që Albulena Haxhiu të zgjidhet Kryetare e Kuvendit”, ka vlerësuar ai.
Kurse, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë me dije se mosalokimi imjeteve për RTK-në, është sulm i hapur ndaj lirisë së medias.
Në profilin e sajnë “Facebook”, ajo ka shkruar se kjo është tentativë për ta nënshtruar RTK-në politikisht.
“Gjysma e gushtit ka kaluar, por 700 punëtorë të RTK-së dhe familjet e tyre ende nuk e kanë marrë pagën e korrikut. 700 familje që presin të mbulojnë faturat, ushqimin dhe nevojat e përditshme – të bllokuara nga vendime politike. Ndërsa gazetarët dhe punonjësit punojnë çdo ditë për t’i informuar qytetarët, Qeveria përdor buxhetin si mjet presioni politik, duke ndarë miliona për projekte të dyshimta jashtë Ligjit për buxhet. Ky është sulm i hapur ndaj lirisë së medias dhe tentativë për ta nënshtruar RTK-në politikisht. Ky abuzim duhet të marrë fund tani”, ka shkruar ajo.