Pacientët e rajonit të Podujevës, nga dita e djeshme kanë filluar të marrin shërbimet e hemodializës në Poliklinikën e Podujevës, nën menaxhim të ShSKUK-së.
Specialisti i nefrologjisë, Saud Imeri, flet për fillimin e punës dhe shërbimin që po ju ofrohet pacientëve, kushtet moderne, stafin dhe aparaturat e reja mjekësore.
“Jemi në hemodializën e Podujevës, ku kemi filluar punën rishtazi, dy ditë më parë. Të gjithë pacientët që janë hemodializu në Prishtinë, tani do të hemodializohen këtu. Jemi staf profesional, unë dhe shtatë infermierë të tjerë që punojnë në kuadër të hemodializës këtu.
Kemi edhe pacientët që po hemodializohën këtu, gjithsej 34, dhe aparaturën e kemi më modernen. Kemi laboratorin më modern dhe rentgenin që është i ri dhe i sapoinstaluar” deklaroi Imeri.