https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Dyshime për dronë serbë në Kosovë – KFOR-i dhe Policia intensifikojnë monitorimin

Dyshime për dronë serbë në Kosovë – KFOR-i dhe Policia intensifikojnë monitorimin
Share on FacebookShare on Twitter

Mjete të pa-autorizuara flutarake nga shteti i Kosovës apo nga KFOR janë parë mbi dy institucione të rendësishme të sigurisë në kufi me Serbinë. Për fluturimin e tyre mbi Burgun e Sigurisë së Lartë dhe mbi pikën e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të njoftuara të gjitha institucionet. KFOR po thotë se vëzhgimet e tyre nuk kanë zbuluar ndonjë kërcënim në atë zonë.

Mjete ajrore që nuk i përkasin institucioneve të Kosovës e as KFOR-it  para më shumë se një muaj kanë fluturuar mbi të paktën dy institucione shumë sensitive të vendit.

Këta dronë që dyshohet që janë të Serbisë kanë fluturuar mbi Burgun e Sigurisë së Lartë dhe sipas burimeve të televizionit, madhësia e dronëve, i përngjante dronëve bujqësor.

Njëra ndër pikat ku dyshohet që dronët serb kanë marr pamje është edhe aeroporti i Dumoshit ku së fundmi është marr në pronësi nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe kjo është njëra ndër pikat më të afërta me kufirin me Serbinë që i takon Ushtrisë së Kosovës.

Dukagjini posedon këto pamje që nga fillimi i hetimit për këtë rast dhe fillimisht misioni paqeruajtës në Kosovë, KFOR kishte konfirmuar se kanë filluar monitorimin e pastaj duke mos specifikuar detajisht kujt i përkasin, thanë se nuk kanë paraqitur kërcënim për sigurinë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

“Lidhur me pyetjet tuaja, pas shqyrtimit të çështjes, vëzhgimet tona nuk kanë zbuluar ndonjë kërcënim për sigurinë në zonë. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në bashkëpunim të ngushtë me palët e interesuara të sigurisë”, kanë thënë nga KFOR-i.

Për ekzistencën e tyre mbi institucione të Kosovës është njoftuar fillimisht Policia e Kosovës dhe e njëjta në koordinim me KFOR-in po merret me këtë çështje.

Madje sipas drejtorit të Policisë, ka edhe raste tjera ku janë vërejtur dronët e dyshimtë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“KFOR është përgjegjës për monitorimin e hapësirës ajrore të Kosovës. Ka pas disa informacione për fluturime që kanë pa qytetarët dhe ne angazhojmë njësitë tona sipas nevojës por në atë pjesë, nuk kemi pas ndonjë rast që kemi rrëzu ndonjë dronë. Ne e kemi njoftu KFOR-in, ata janë duke u marr me këtë punë dhe ne në bashkëpunim me ta jemi  t’u punu”, ka thënë Hoxha.

Informata kishte shkuar edhe tek institucioni tjetër përgjegjës për hapësirën ajrore në Kosovë, Aviacioni Civil i Kosovës të cilët poashtu kanë konfirmuar se kanë pranuar njoftimin mbi operimet e pa-autorizuara të mjeteve ajrore pa pilot mbi zonat të cilat i ka përmendur televizioni.

Ish-aeroportin e Dumoshit, Qeveria e Kosovës ia dha në shfrytëzim para një viti FSK-së me arsyetimin që është e një rëndësie të veçantë strategjike për vendosjen e kapaciteteve ushtarake të vendit në atë hapësirë.

Ndërsa në Burgun e Sigurisë së Lartë pos shumë të dënuarve, aty gjenden edhe të dyshuarit për terrorizëm në sulmin e Banjskës të vitit 2023.

Poste të ngjashme

Deri në 12 orë pritje në Onkologji për kimioterapi

Klinika e Onkologjisë punon vetëm ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

22/05/2026, 7:18

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), punon vetëm gjatë ditës. Kështu ka bërë të ditur për...

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14

Një shtyllë ka rënë mbi një veturë këtë të enjte në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht te Parku Industrial në Drenas. Sipas...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

21/05/2026, 14:44

Në fshatin Studençan të Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë...

Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Pejani ndalohet për 48-orë për materialet e shfrytëzimit seksual të fëmijëve

21/05/2026, 14:42

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se i dyshuari A.B., është ndaluar për 48-orë nën dyshimin se ka kryer veprën...

Lajmi i fundit

Deri në 12 orë pritje në Onkologji për kimioterapi

Klinika e Onkologjisë punon vetëm ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

22/05/2026, 7:18
Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51
Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

21/05/2026, 14:44
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv