https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Afati i fundit sot – Pas Osmanit, edhe VV dërgon komente në Kushtetuese

“PZAP gjobit edhe njëherë LVV-në me 2,000 euro pas ankesës së LDK-së
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Lëvizja Vetëvendosje do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese komente në lidhje me çështjen e konstituimit të Kuvendit. Në zyrën e të parës së vendit thanë se askush nuk duhet ta ketë të drejtën t’i bllokojë institucionet. Ndërkaq, në partinë e cila ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, theksojnë se Gjykata Kushtetuese nuk duhet t’i lejojë “veton Listës Serbe për të bllokuar konstituimin e Kuvendit e më pas edhe formimin e qeverisë”, raporton KosovaPress.

Afati i fundit për dërgimin e komenteve në Kushtetuese është dita e sotme, por këtë të drejtë nuk do ta shfrytëzojnë në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërkaq, në Partinë Demokratike të Kosovës nuk u përgjigjen për KosovaPress nëse do të dërgojnë komente në lidhje me konstituimin e legjislaturës së nëntë, pas ankesës së Listës Serbe.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Të heshtur nëse do të dërgojnë komente në Kushtetuese ishin edhe në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha.

Gjykata Kushtetuese më 5 shtator ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator, përmes së cilës ua ndalon deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ndërmarrin veprime ose të procedojnë për formimin e qeverisë së re.

Deputetët e Listës Serbe më 30 gusht i janë drejtuar Kushtetueses, lidhur me votimin për nënkryetarin serb në Kuvendin e Kosovës. Ankesa e tyre erdhi pasi kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, i hodhi në votim ndaras kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit nga komuniteti pakicë joserb dhe serb.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Përfaqësuesja nga komunitetet joserbe, Emilija Rexhepi, u zgjodh nënkryetare e Kuvendit, ndërkaq dhjetë deputetët e komunitetit serb nuk arritën të sigurojnë 61 votat e nevojshme për të marrë këtë post, përfshirë edhe deputetin Nenad Rashiq.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani, konfirmoi për KosovaPress dërgimin e komenteve nga e para e vendit.

“Qëndrimi i Presidentes gjithnjë ka qenë se askush nuk duhet ta ketë të drejtën t’i bllokojë institucionet, e rrjedhimisht shtetin. Ashtu siç parashihet në nenin 57 (4) të Kushtetutës, realizimi i të drejtave të komuniteteve është i pandashëm nga detyrimi për t’i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe për të mos i cenuar të drejtat e të tjerëve”, thekson ai.

Në anën tjetër, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë për KosovaPress se konstituimi i Kuvendit është në përputhje me Kushtetutën, ani pse nuk është zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb.

Sipas tij, pretendimet e Listës Serbe janë të pabazuara, andaj vendi nuk mund të mbetet peng i saj për të formuar institucionet e reja.

“Pretendimi i Listës Serbe për t’i dhënë vetes të drejtën e vetos që nuk e ka as me Kushtetutë dhe as me Pakon e Ahtisarit për të bllokuar konstituimin e Kuvendit dhe pastaj për të bllokuar krijimin e institucioneve të reja është i papranueshëm dhe me dëme të mëdha afatgjata për Kosovën. Kosova nuk mundet të mbetet peng i Listës Serbe, respektivisht vullnetit të Serbisë për krijimin e institucioneve”, thekson Rrustemi.

Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami dhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thanë se nuk do të dërgojnë komente në lidhje me konstituimin e Kuvendit.

E avokati Ardian Bajraktari thotë për KosovaPress se çështja e dërgimit të komenteve në Gjykatën Kushtetuese është e drejtë, por nuk është detyrim nga palët e autorizuara.

Sipas tij, në bazë të procedurave dhe shkurtimit të afatit për dërgim të komenteve, Gjykata Kushtetuese mund të dalë me një epilog para përfundimit të masës së përkohshme më 30 shtator.

“Çështja e dërgimit të komenteve në Gjykatën Kushtetuese është e drejtë, por nuk është detyrim nga ana e palëve të autorizuara. Mosdorëzimi eventual i komenteve, në bindjen time, reflekton në masë të qëndrueshme qëndrimet e subjekteve politike që i kanë pasur në këto dy-tri seancat e fundit të Kuvendit”, thekson Bajraktari.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u mbyll më 30 gusht nga kryeparlamentari Dimal Basha, ani pse deputetët nuk arritën të zgjedhin nënkryetarin nga komuniteti serb krahas zgjedhjes së kryetarit dhe katër nënkryetarëve të tjerë të legjislativit.

Basha, në arsyetimin e tij, ka thënë se ka ndërmarrë këtë veprim për të mos u bllokuar shteti dhe për të vijuar punën Kuvendi, rrjedhimisht edhe për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve parlamentare. /KP

Poste të ngjashme

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

02/07/2026, 8:54

Një person është gjetur pa shenja jete në Podujevë. Sipas Policisë së Kosovës, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës...

U mbajt mbledhja e parë e Mekanizmit Koordinues Lokal për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore

U mbajt mbledhja e parë e Mekanizmit Koordinues Lokal për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore

01/07/2026, 18:06

  Në Komunën e Podujevës është mbajtur sot mbledhja e parë e Mekanizmit Koordinues Lokal për Mbrojtje nga Dhuna në...

Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

01/07/2026, 18:00

Gjykata Speciale ka caktuar 16 shtatorin si datë për shqiptimin e aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep...

Historia e llapjanit për mjekët e Podujevës: Ja si ma shpëtuan jetën

Historia e llapjanit për mjekët e Podujevës: Ja si ma shpëtuan jetën

30/06/2026, 22:35

Abdurrahman Hasani, një qytetar nga Podujeva, ka bërë një dedikim publik për një rast të tij personal. Ai ka falenderuar...

“Ishte në varkë së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët” – detaje të reja për zhdukjen e 25-vjeçarit në Liqenin e Batllavës

“Ishte në varkë së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët” – detaje të reja për zhdukjen e 25-vjeçarit në Liqenin e Batllavës

30/06/2026, 18:10

Një person 25-vjeçar dyshohet se është zhdukur pasditen e së martës në Liqenin e Batllavës, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit po...

Lajmi i fundit

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

02/07/2026, 8:54
U mbajt mbledhja e parë e Mekanizmit Koordinues Lokal për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore

U mbajt mbledhja e parë e Mekanizmit Koordinues Lokal për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore

01/07/2026, 18:06
Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

01/07/2026, 18:00
PZAP-ja refuzon të gjitha ankesat

PZAP-ja refuzon të gjitha ankesat

01/07/2026, 15:39
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv