https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Policia kryen bastisje në tri lokacione pas shpërthimit në QKUK – ndalohen 11 persona, konfiskohet drogë e armë

Policia kryen bastisje në tri lokacione pas shpërthimit në QKUK – ndalohen 11 persona, konfiskohet drogë e armë

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar pas shpërthimit në parkingun e QKUK-së në Prishtinë, duke ndaluar 11 persona të dyshuar dhe sekuestruar armë, drogë, telefona dhe dëshmi të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Sot, në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Policia kryesoi bastisje në tri lokacione – dy në Prishtinë dhe një në fshatin Rimanishtë.

Veprimet u realizuan nga Drejtoria kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda në bashkëpunim me organet e drejtësisë.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan prova të shumta, si: në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë, është sekuestruar një telefon mobil i llojit iPhone 12, një laptop “Lenovo” dhe dokumente të ndryshme.

Në rrugën “Pavarësia” në Prishtinë, janë sekuestruar katër telefona celularë Samsung, një telefon celular iPhone 14 Pro Max, një palë pranga metalike, një radio lidhje Baofeng dhe gjashtë fishekë të armës së shkurtër të kalibrit 9×19 mm.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kurse, në fshatin Rimanishtë të Prishtinës, Policia ka sekuestruar një pistoletë e llojit “Sig Sauer” me një karikator dhe 12 fishekë, një armë automatike AK-47 me pesë karikatorë, 99 fishekë dhe një thikë (bajonetë), tre telefona (iPhone dhe Samsung) dhe sasi të konsiderueshme të substancës narkotike (dyshohet për marihuanë), mjete për kultivim dhe përpunim të saj.

PK njofton se Gjatë bastisjes në këtë lokacion, është ndërhyrë edhe nga njësia e Antidrogës – DHTN Prishtinë, e cila ka marrë në kompetencë trajtimin e mëtejshëm të rastit për narkotikë.

ADVERTISEMENT

“Në vazhdim të veprimeve janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: Janë konfiskuar 142 kg e 172 gr substancë narkotike (Kanabis Sativa) në fazë përfundimtare të përpunimit, një armë Sig Sauer 9×19 mm me karikator dhe 12 fishekë, një armë AK-47, 5 karikatorë, 99 fishekë dhe 1 bajonet, dhjetë (10) telefona dhe pajisje të tjera relevante për rastin.”

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Gjatë verifikimit të të dyshuarit F.D., është konstatuar se ndaj tij ekziston një urdhër arrest aktiv për çështje të narkotikëve, dhe me vendim të prokurorit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit.”

Ndërkaq, pas intervistimit të personave të ndaluar dhe në konsultim me prokurorin kompetent, nëntë (9) persona janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj të tjerëve procedurat janë ndarë në raste të veçanta dhe janë njoftuar njësitë përkatëse për trajtimin e mëtejshëm të tyre.”, thuhet tutje në njoftimin e PK-së.

Poste të ngjashme

Makina shoshë nga plumbat, pamjet nga atentati në Rinas, një i vdekur dhe i një i plagosur (VIDEO)

Makina shoshë nga plumbat, pamjet nga atentati në Rinas, një i vdekur dhe i një i plagosur (VIDEO)

11/11/2025, 15:32

Një atentat i mirëorganizuar. Kështu dyshon policia se bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë në afërsi të Rinasit. Siç shihet...

Aksident me fatalitet në Bresje, vdes i riu Mentor Zmajlaj

Aksident me fatalitet në Bresje, vdes i riu Mentor Zmajlaj

11/11/2025, 11:47

Një aksident me fatalitet ka ndodhur rreth orës 01:00 në dalje të autostradës në Bresje – Fushë Kosovë. Klankosova.tv ka...

Përfaqësuesi i PDK`së në KQZ paralajmëron: Nuk do ta certifikojë rezultatin zgjedhor në Mitrovicë

Përfaqësuesi i PDK`së në KQZ paralajmëron: Nuk do ta certifikojë rezultatin zgjedhor në Mitrovicë

11/11/2025, 11:15

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka reaguar pas raportimeve për dyshime mbi...

Vjedhje e rëndë në Podujevë

Grabitje e armatosur në Prishtinë, viktimë një grua nga Kolumbia, ia morën 10 mijë euro para të gatshme

11/11/2025, 9:30

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është...

Iu gjetën 18 bimë kanabis- Arrestohet i dyshuari në Podujevë, dërgohet në mbajtje

Këta janë katër policët që dyshohet se keqtrajtuan dy qytetarë në Podujevë – IPK rekomandoi suspendimin e tyre

11/11/2025, 9:14

Inspektorati Policor ka rekomanduar suspendimin e katër policëve, ku sipas tyre, ata dyshohet se brenda stacionit policor të Podujevës kanë...

Lajmi i fundit

Makina shoshë nga plumbat, pamjet nga atentati në Rinas, një i vdekur dhe i një i plagosur (VIDEO)

Makina shoshë nga plumbat, pamjet nga atentati në Rinas, një i vdekur dhe i një i plagosur (VIDEO)

11/11/2025, 15:32
Aksident me fatalitet në Bresje, vdes i riu Mentor Zmajlaj

Aksident me fatalitet në Bresje, vdes i riu Mentor Zmajlaj

11/11/2025, 11:47
Përfaqësuesi i PDK`së në KQZ paralajmëron: Nuk do ta certifikojë rezultatin zgjedhor në Mitrovicë

Përfaqësuesi i PDK`së në KQZ paralajmëron: Nuk do ta certifikojë rezultatin zgjedhor në Mitrovicë

11/11/2025, 11:15
Vjedhje e rëndë në Podujevë

Grabitje e armatosur në Prishtinë, viktimë një grua nga Kolumbia, ia morën 10 mijë euro para të gatshme

11/11/2025, 9:30
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv