Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, të cilin e falënderoi për angazhimin e tij të gjatë mandatit në Kosovë.
Osmani ritheksoi se Gjermania mbetet partner strategjik i rëndësishëm i Kosovës dhe se partneriteti ndërmjet dy shteteve është në rritje të vazhdueshme.
“Me këtë rast, u veçua rëndësia e thellimit të marrëdhënieve ekonomike, të cilat janë forcuar edhe falë kontributit të çmuar të mërgatës kosovare në Gjermani, që përmes investimeve dhe angazhimit të tyre përbëjnë një urë të fuqishme lidhëse mes dy vendeve dhe popujve tanë”, citohet të ketë thënë Osmani gjatë këtij takimi.
E para e shtetit shprehu mirënjohje për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës përgjatë viteve, përfshirë edhe mbështetjen për rrugën drejt integrimit euroatlantik.