https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Tha se ka pasur babain dhe vëllain shpiun, Murati i reagon Gucatit

Tha se ka pasur babain dhe vëllain shpiun, Murati i reagon Gucatit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Hysni Gucatit, duke i quajtur ato “shpifje monstruoze”, të cilat, sipas tij, janë përsëritur pas shumë vitesh, edhe pasi ai ka ndërmarrë hapa ligjorë kundër tyre.

Murati tha se kjo shpifje është bërë për herë të parë sa ishte ende gjallë babai i tij, dhe sonte është përsëritur nga ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

I plotë:

Kjo shpifje monstruoze herën e parë është thënë  sa e kisha babain gjallë, dhe sonte shpifja qenka përsëritur nga Hysni Gucati.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Për këtë çështje unë kam dorëzuar padi për shpifje. Por këta nuk duket se ndalen, sepse Gjykatat nuk e kryejnë punën e tyre.

Prandaj do të jetë mision i imi që në ndryshim/plotësimin e radhës të Kodit Penal, shpifja të përfshihet si vepër penale.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Nuk mund të pretendojmë se ka drejtësi kur shpifje të tilla me pasoja kaq të mëdha trajtohen vetëm në padi civile dhe dënimi shqiptohet pas sa e sa viteve.

ADVERTISEMENT

I gjithë Ferizaji e din se babai im, tashmë i ndjerë, fillimisht kishte punuar si mësimdhënës në shkollën ekonomike në Ferizaj, e pastaj kishte punuar në fabrikën e vajit, deri në momentin kur të gjithë punëtorët ishin larguar nga puna si pasojë e masave të dhunshme, dhe prej asaj kohe kishte vazhduar si i papunë deri në çlirimin e vendit.

Kurse vëllau im ka lindur në vitin 1994, që i bie se deri në përfundimin e luftës ka pasur vetëm 5 vjet.

E kuptoj betejën politike, mirëpo do duhej të kishte disa vija të kuqe se deri ku mund të shkohet. Kjo është e papranueshme.

Poste të ngjashme

Këta janë numrat kontaktues të shërbimeve emergjente në Komunën e Podujevës

Komuna e Podujevës hap thirrjen publike për ndarjen e serrave për fermerët lokal

08/11/2025, 9:10

Komuna e Podujevës, përmes Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka shpallur thirrjen publike për aplikim në projektin “Furnizimi...

Balotazhi, sot përfundon votimi me postë

Balotazhi, sot përfundon votimi me postë

08/11/2025, 8:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar votuesit jashtë Kosovës të komunave në të cilat do të mbahet raundi i dytë...

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Pesë persona humbin jetën për dy ditë në Kosovë

08/11/2025, 8:33

Kosova përgjatë dy ditëve të fundit është tronditur nga disa ngjarje të rënda. Bëhet fjalë për vdekjen e pesë personave,...

“Lamtumirë Babi” – gruaja e njërit nga viktimat në Malishevë me fjalë prekëse

“Lamtumirë Babi” – gruaja e njërit nga viktimat në Malishevë me fjalë prekëse

07/11/2025, 13:10

Arjeta Morina, bashkëshortja e Driton Morinës, i cili u vra dje në fshatin Gollubovc të Malishevës, ka reaguar përmes një...

U gjet i plagosur, nga QKUK-ja tregojnë për gjendjen e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

U gjet i plagosur, nga QKUK-ja tregojnë për gjendjen e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

07/11/2025, 10:02

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gollubovc të Malishevës Astrit Isufi është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit...

Lajmi i fundit

Presidenca e quan “palaço” MPJ-në serbe, ia rikujton marrëveshjet e Brukselit

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, Presidenca del me njoftim

12/03/2026, 17:36
Fatmir Sheholli edhe dy muaj në paraburgim

Fatmir Sheholli edhe dy muaj në paraburgim

12/03/2026, 17:01
Partia Guxo reagon pas dorëheqjes së Haxhi Avdylit

Japin dorëheqje kryetarja, kryesia dhe krejt anëtarësia e partisë GUXO në Deçan

12/03/2026, 10:02
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Hidhet një mjet shpërthyes në shtëpinë e një gruaje në Podujevë, policia jep detaje

12/03/2026, 9:54
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv