https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Gucati: Vetëvendosje e ka UÇK-në në majë të gjuhës, por jo në zemër

Gucati: Vetëvendosje e ka UÇK-në në majë të gjuhës, por jo në zemër

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka folur për deklaratën e ministrit në detyrë të Financave nga Vetëvendosje, Hekuran Murati, që e quajti Gjykatën Speciale të padrejtë.

Gucati tha se Vetëvendosje e ka në majë të gjuhës UÇK-në, por nuk e ka në zemër, sepse sipas tij, janë të njëjtit që i kanë thënë ish-presidentit Hashim Thaçi “shko në Hagë”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Gucati tha se Murati po tenton ta pastrojë veten nga ajo që më herët kishte thënë, se “më lirë do t’i kushtonin Kosovës mercenarët”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Hekuran Murati po mundohet ta pastrojë veten, unë kështu po mendoj. Ai para disa viteve ka thënë se më mirë do të ishte të paguanim mercenarë sesa sot t’i paguanim veteranët e UÇK-së, që po marrin pensione që na takojnë, sepse janë fituar me djersë e gjak. Ne e dimë sa kanë ata dëshirë të lirohet Hashim Thaçi, ne e dimë sa kanë ata dëshirë të mos ekzistojë Gjykata Speciale. Ata thonë se nuk e kanë votuar Gjykatën Speciale”.

“Po gënjejnë, sepse po të ishin kundër gjykatës, atë ditë kishin qëndruar në Parlament dhe kishin votuar kundër. Kjo është një gënjeshtër e tyre, sepse ata kanë dalë jashtë sallës së Kuvendit atë kohë dhe nuk kanë qëndruar për të votuar kundër. As nuk kanë votuar kundër, as nuk kanë abstenuar, ata në fakt janë pajtuar me atë. Kështu që Hekuran Murati ka dalë sa për sy e faqe me atë deklaratë për një grusht vota. Nuk e ka bërë me zemër Hekuran Murati atë deklaratë”, ka thënë Gucati.

ADVERTISEMENT

Gucati ka thënë se Vetëvendosje e ka UÇK-në në majë të gjuhës, por jo me zemër.
“Unë e kam thënë se Vetëvendosje në majë të gjuhës e kanë UÇK-në, por nuk e kanë me zemër, sepse e fyejnë, e shajnë. Për kohën kur ka thënë Hekuran Murati të paguheshin mercenarë, kanë qenë gjallë edhe Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Luani e Shkëlzen Haradinaj e shumë e shumë të tjerë – edhe ata mercenarë a?”, ka thënë Gucati./Periskopi/

Poste të ngjashme

Rrokulliset automjeti i KFOR-it në rrugën Mitrovicë – Leposaviq

Rrokulliset automjeti i KFOR-it në rrugën Mitrovicë – Leposaviq

10/11/2025, 15:47

Një veturë e KFOR-it është rrokullisur sot në Mitrovicë e Veriut. Nga ky aksident s’dihet për të lënduar. Sinjali ka...

Christopher Hill shfaqet në Hagë, fillon dëshmia në rastin e krerëve të UÇK-së

Christopher Hill shfaqet në Hagë, fillon dëshmia në rastin e krerëve të UÇK-së

10/11/2025, 15:07

Ish-emisari special i Amerikës për Kosovën në vitet 1998-1999, Christopher Hill, është shfaqur në Gjykatën Speciale të Hagës. Ai pritet...

Kurti falënderon qytetarët pas balotazhit: “Do të qeverisim në shtatë komuna, më shumë se kurdoherë më parë”

Kurti falënderon qytetarët pas balotazhit: “Do të qeverisim në shtatë komuna, më shumë se kurdoherë më parë”

10/11/2025, 9:41

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas përfundimit të balotazhit për kryetarë të komunave, duke falënderuar qytetarët për...

Tahiri: Do të bëjmë çdo gjë që ta ndalojmë rritjen e çmimit të energjisë elektrike

AAK: Orët e fundit zyrtarë me funksione shtetërore kanë defiluar nëpër qytete

09/11/2025, 16:38

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se në orët e fundit janë vërejtur defilime të disa...

Këto janë komunat me daljen më të madhe në zgjedhje deri në orën 09:00

Këto janë komunat me daljen më të madhe në zgjedhje deri në orën 09:00

09/11/2025, 10:12

uniku, Mamusha, Obiliqi dhe Mitrovica, janë komunat me daljen më të madhe deri në orën 09:00. Kurse, Rahoveci, Kllokoti e...

Lajmi i fundit

Rrokulliset automjeti i KFOR-it në rrugën Mitrovicë – Leposaviq

Rrokulliset automjeti i KFOR-it në rrugën Mitrovicë – Leposaviq

10/11/2025, 15:47
Christopher Hill shfaqet në Hagë, fillon dëshmia në rastin e krerëve të UÇK-së

Christopher Hill shfaqet në Hagë, fillon dëshmia në rastin e krerëve të UÇK-së

10/11/2025, 15:07
Kurti falënderon qytetarët pas balotazhit: “Do të qeverisim në shtatë komuna, më shumë se kurdoherë më parë”

Kurti falënderon qytetarët pas balotazhit: “Do të qeverisim në shtatë komuna, më shumë se kurdoherë më parë”

10/11/2025, 9:41
Tahiri: Do të bëjmë çdo gjë që ta ndalojmë rritjen e çmimit të energjisë elektrike

AAK: Orët e fundit zyrtarë me funksione shtetërore kanë defiluar nëpër qytete

09/11/2025, 16:38
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv