Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas publikimit të raportit më të fundit të institutit Gallup, ku Kosova renditet e para në Evropë dhe e treta në botë për ndjenjën e sigurisë dhe besimin në institucionet e rendit.
“Kosova është ndër vendet më të sigurta për të jetuar, dhe kjo pasqyrohet edhe në raportin më të fundit nga instituti Gallup. Ky është lajm që do duhej t’i gëzohej edhe opozita”, ka shkruar Murati në një postim në rrjetet sociale.